Si u bë magjistrat për 4 ditë gjyqtari që mbylli dosjet e CEZ dhe Bashës, ish-gruaja e tij mori 40 mijë € dhuratë

12 Shkurt 2020, 18:28Politika TEMA
Si u bë magjistrat për 4 ditë gjyqtari që mbylli dosjet e

Shkelzen Berisha me Lulzim Bashen

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku është i lidhur tashmë me mbylljen e shumëdebatuar të dy dosjeve të bujshme; atë të dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj., si dhe çështjen ë lobimit rus të PD, ku nën akuzë ishte kreu i opozitës Lulzim Basha.

Lazër Sallaku është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë president. Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit.

Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

Nga të dhënat e sigurua nga Shqiptarja.com, Sallaku, në vitin 2007 deklaron një motoskaf me vlerë 300 000 lekë, një makinë ‘Mitsubish’ me vlerë 700 000 lekë dhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro, blerë me kredi.

Sa i takon apartamentit deklaron 50 % të pjesës. Në vitin 2009, Sallaku shet motoskafin dhe makinën ‘Mitsubish’, ndërsa blen një makinë tjetër me vlerë 5 800 euro.

Si të ardhura deklaron pagën si inspektor i KLD dhe të pagën e bashkëshortes në një OJF. Në vitin 2010, kur edhe emërohet gjyqtar, Sallaku kalon shtëpinë dhe kredinë në emër të bashkëshortes, pasi ndahen.

Në vitin 2012, Sallaku deklaron pasuri në emër të gruas së re, Alma Sallaku. Gjyqtari thotë se bashkëshortja e re ka marrë një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Po gjatë ati viti zonja Sallaku blen një makinë me vlerë 3 mijë euro.

Në vijim çifti deklaron të ardhura nga paga e gjyqtarit si dhe paga e zonjës Sallaku si Pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Në 2014, porosisin një apartament 2+1, ku paguajnë dy këstet e para në shumën 33 727 euro.

Në vitin 2015, Sallaku ndahet edhe nga bashkëshortja e dytë, ku i shtohet edhe kontributi për detyrimin ushqimor për fëmijët me dy gra të ndryshme.

Në vitin 2017, i paguan ish-bashkëshortes së dytë 45 mijë euro, për të hequr dorë nga apartamenti me sipërfaqe 86.3 m2 në Tiranë. Për Sallakun nuk ka nisur ende procesi i Vetingut, i cili do të vlerësojë ligjshmërinë e dhuratës 40 mijë euro.(Shqiptarja.com)

11 komente në “Si u bë magjistrat për 4 ditë gjyqtari që mbylli dosjet e CEZ dhe Bashës, ish-gruaja e tij mori 40 mijë € dhuratë”

  1. Koba says:

    Bandite te Neveritshem —kur do te perfundoje Saga e tyre????

  2. pjeter says:

    Une besoj se nuk ka shqiptar qe nuk i di keto.Ato qe Shqiptaret presin eshte qe gazetaret te bejne presion tek SPAK,qe keta batakçinjtete paguajne shtrenjtekrimet e tyre,ndryshe,eshte e kote te diskutohrt pa fund.

    1. shinjestra says:

      Qenka mut gjykates ky.Pa le pastaj si familjar,qenka familje e shthurur,njeri i perdalur,pis njeri, sa nuk i pelqyekan grate dhe kerkon t’i nderroi si mbreti grate.Pse qenek gjyqetar medioker dhe i korruptuar pa ke vajtur te mbrohet Basha dhe Berisha me te birein te ky gjyqetar mafioz.SPAKU kete qen gjyqetar duhet t’a shikoi mire se nuk ja vlene te jete pjese e drejtesise.

  3. Elidoni says:

    OFL cfare ben….apo nuk i di bemat e ketij qeni?

  4. Gjoni says:

    Pervecse gjyqtar saharosg ky qenka dhe aventurier social, nje Don Zhuan i vertete qe cudi si e kane lene te lire deri me sot te ushtroj detyren e shenjte te gjyqtarit. Ky tipi duhet qeruar urgjentisht nga detyra se do bej thagma te tjera nga ustallaret qe e kane emeruar dhe e frymezojne tu kthej borxhin, pra nga Sali Ram Berisha, Lul Basha dhe kompania e akuzuar per aferen CEZ. Qerroheni mor nje ore e me pare kete gangster juridik dhe sekuestrojani pasurite e pajustifikuara. Mos i degjoni denglat me dhurim pasurie nga vjehrra, vjehhri, nena e bashkeshortes se dyte e te trete, sepse keto jane mashtrime te sforcuara…

  5. lani says:

    pupuppupu cfar shteti i kalbur nuk i merr me i fut mrena keto monstra si fis berisha kriminel

  6. ABC says:

    Sa pa fat qe nuk u martova me nje gjykatese se me sa duket te gjith e paskan familjen e pasur dhe ju japin mijera euro borxh.

  7. shinjestra says:

    Qenka mut gjykates ky.Pa le pastaj si familjar,qenka familje e shthurur,njeri i perdalur,pis njeri, sa nuk i pelqyekan grate dhe kerkon t’i nderroi si mbreti grate.Pse qenek gjyqetar medioker dhe i korruptuar pa ke vajtur te mbrohet Basha dhe Berisha me te birein te ky gjyqetar mafioz.SPAKU kete qen gjyqetar duhet t’a shikoi mire se nuk ja vlene te jete pjese e drejtesise.

  8. Cohu shqiptar prej gjumit cohu.... says:

    Ftuu qelbesira..do vij dita dhe do ti paguani te gjitha,dhe jo nga spak-u..po nga vete populli,qe e keni cuar atje ku s’mban me..mjere ju more te shkrete.

  9. alex says:

    dhurate 40mije euro nga nena thote, a ju shkerdhefsha farefisin o fare e qelbur, qe e bete kete popull te flase me veten e tij.

  10. me fljal nuk do ndryshoje asgje ne Shqiperi
    dhe kta shkerdhata qen rrugesh ,
    Banda e Pederasteve qe me interesat e Shqiperise s’i lidh asgje ,
    asnji interes pervec vjedhjes e shkaterrimit duke u mbeshtetur nga Huaj antishqiptare
    qe vodhen Shqiperine ne cdo cep ,
    do vazhdojne t’ju rjepin e shkaterrojne cdo te Ardhme tuajen ,
    dhe do t’ju bajn jeten gjithmon e me te pajetushme ne Shqiperi
    deri sa te largohei te gjithe ,ne bote e skllaverise ,si jerez pa dinjitet .
    Gjithcka eshte e planifikuar .
    Vetem ju e ndryshoni te Ardhmen tuaj .
    Bandave te shkerdhatave vetem plumi i ben te
    heshtin e zhduken nga jeta e shqiptareve
    asgje tjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje