Pajtim? Çfarë thotë një raport i OKB për shqiptarët dhe serbët

14 Shkurt 2020, 21:20Rajoni TEMA

Një raport i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, vë në pah që 79 për qind e shqiptarëve të anketuar besojnë deri diku se pajtimi ndëretnik është i mundshëm, ndërsa vetëm 47 për qind e serbëve e besojnë një gjë të tillë.

Sipas anketimit të kryer përgjatë vitit 2019, mbi 60 për qind e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë thonë se marrëdhëniet në mes të dy komuniteteve vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës, ndërsa pajtimin e shohin si diçka të domosdoshme rreth 88 për qind prej tyre.

Me të vetmin përjashtim në Mitrovicën e Veriut ku 60 për qind e banorëve nuk e shohin pajtimin si të nevojshëm.

Sipas rezultateve nga anketa me titull “Pajtimi dhe bashkëjetesa në Kosovë, perceptimet e komuniteteve etnike”, 41 për qind e serbëve besojnë se arsyeja kryesore e tensioneve është mungesa e përpjekjeve nga shqiptarët sa i përket integrimit të tyre në shoqërinë e Kosovës, ndërsa vetëm 3 për qind e shqiptarëve e besojnë të njëjtën.

Shqiptarët kanë më shumë gjasa të flasin për ndikimin e Beogradit, rreth 30 për qind, qëndrimin e liderëve serbë rreth 24 për qind ose mosgatishmërinë e vet serbëve për t’u integruar rreth 26 për qind, si shkaqet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike.

Përfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Maria Suoko, tha se kërkohet komunikim më i madh në mes të dy komuniteteve për ta kuptuar dhe pranuar njëri tjetrin.

“Një pengesë të cilën ne duhet të ndihmojmë që të tejkalohet është pengesa e gjuhës. Të rinjtë në Kosovë nuk e flasin gjuhën e njëri tjetrit, dhe derisa gjuha angleze përdoret si gjuhë e përbashkët, mos komunikimi në gjuhën e njëri tjetrit është një pengesë”, tha ajo.

Sipas të gjeturave të këtij raporti vetëm 5.2 për qind e shqiptarëve dhe vetëm 1.4 për qind e serbëve të Kosovës vlerësojnë se marrëdhëniet në mes të të dyja palëve nuk janë aspak të tensionuara.

Ndërsa rreth 70 për qind e tyre e shohin si të rëndësishëm përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në procesin e pajtimit në mes tyre.

Christina Davis, nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtarë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e vlerësoi si shqetësuese nevojën për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar.

“Derisa ndihma ndërkombëtare mund të ndihmojë në krijimin e mundësive për komunikim ndëretnik, më duket mjaft shqetësuese që 78 për qind e të anketuarve e shohin ende përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar si shumë të rëndësishme. Kjo mund të tregojë se Kosova është ende shumë e varur nga komuniteti ndërkombëtar për të arritur pajtimin. Pajtimi fillon me individët”, tha ajo.

Ndërkaq më shumë se 50 për qind e shqiptarëve besojnë se pajtimi nënkupton edhe kërkim faljen, derisa vetëm 14 për qind e serbëve pajtohen me një gjë të tillë.

3 komente në “Pajtim? Çfarë thotë një raport i OKB për shqiptarët dhe serbët”

  1. ben says:

    serbet jane kafshet e fundit te planetit Toke, qe akoma jetojne ne epoken e gurit.

  2. Inna says:

    Nje ceshtje qe u takon vetem paleve, kryesisht shqiptareve te mbajne qendrimin qe ndihen te mbajne. Nuk mund te imponohet kujtesa masive e nje kombi. Nderkombetaret te mos nderhyjne sikur per vete jane ne perputhje me te drejtat e njeriut, ende vazhdon genocidi ndaj vendasve indiane ne Amerike. Po shqiperia ka qeveritare frikacake, servile, te verber qe nuk zgjerojne diapazonin kulturor e te mesojne historine perpara se te binden verberisht ndaj fuqive me te medha. Diplomacia le te mbetet e tille dhe historia e pandryshueshme. Nuk mund te detyrosh nje komb te ndihet sic do politika, as te perfaqesosh ate me ndjenjat dhe qendrimet e nje perdaqesuesi te politikes. Screw it!

  3. raimond vlonjati says:

    Atajane opullsi armiqeroe ne ekstrem ndaj nesh, prandaj nuk mund te kete pajtim midis nesh dhe atyre

    Porse ata do ishin me pake armiqesor ndaj nesh, nqs ne do ishim nje hstet me ushtri te forte dhe me armatim modern, sic ishte Enveri/

    Mirepo duke qene ne nje vend shume i dobet ushtarak vendi jone, kjo i trimeron me shume ne armiqesine e tyre ndaj nesh

    Ndaj sipas meje, kryesore eshte armatimi i Shqiperise me arme moderne, –dhe atehere Serbia do behej direkt miqesore

    Eshte froca ajo qe vendos ekuilibrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje