FOTOT/ “Ferri mbi tokë”: Fëmijët punojnë si skllevër, që ne të kemi makina elektrike

15 Shkurt 2020, 11:07Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Ferri mbi tokë”: Fëmijët punojnë si

Pamjet e këtij djali të rraskapitur që ngre gurë të mëdhenj në mal me duart e tij të njoma të prek në shpirt.

Emri i tij është Dorsen është pjesë e asaj “ushtrie fëmijësh”, jo më shumë se 4 vjeç, që punojnë në minierat e ndotura të Republikës së Kongos, ku pluhuri i kuq të djeg sytë.

Ata rrezikojnë sëmundje të lëkurës apo gjendje vdekjeprurëse të mushkërive.

Për një rrogë qesharake, këta fëmijë janë të detyruar të punojnë aty për të nxjerrë përbërësin kryesor për bateritë që fuqizojnë makinat elektrike.

Ekziston frika se mijëra fëmijë të tjerë mund të tërhiqen drejt atij ferri, pas premtimit historikt të Britanisë për të ndaluar shitjen e makinave me benzinë e naftë deri në vitin 2040 dhe kalimin në automjete elektrike. (TemA)

2 komente në “FOTOT/ “Ferri mbi tokë”: Fëmijët punojnë si skllevër, që ne të kemi makina elektrike”

  1. Ambientalist prej Verteti says:

    Dhe pastaj Greta Thunberg na can trapi e thote qe ia kane vrare endrrat. Po keta te gjoret cfare te thone pastaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje