Jurgen Klopp: Diferenca me rivalët është e pabesueshme, nuk e kuptoj si e kemi bërë

15 Shkurt 2020, 22:35Sport TEMA

Jurgen Klopp pranon se nuk e ka idenë se si Liverpooli ka arritur të krijojë një avantazh kaq të thellë me rivalët teksa ekipi i tij po i afrohet titullit të Premier League.

Pas fitores me Norwich, kjo ishte deklarata e gjermanit: “Ishte një ndeshje e vështirë për shumë arsye. Era, organizimi i kundërshtarëve dhe mënyra se si luajtëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ndryshuam, sidomos pas zëvendësimeve të Fabinho dhe Mane. Sadio na ndihmoi me atë finalizim të mrekullueshëm. Duhet ta shoh përsëri atë gol.

E shihja në fytyrat e lojtarëve që nuk ishin nervozë, por ishin duke e shijuar. Distanca me të tjerët është e pabesueshme.

Nuk jam aq i zgjuar ta kuptoj se si e kemi bërë, nuk më ka ndodhur më parë. Është shumë e pabesueshme dhe shumë e vështirë.”

1 komente në “Jurgen Klopp: Diferenca me rivalët është e pabesueshme, nuk e kuptoj si e kemi bërë”

  1. ..... says:

    Je ndihmuar nga VAR karin o buthqim gjerman,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje