Pas tetë fitoreve radhazi në kampion, Tirana është ndalur këtë javë nga skuadra e Skënderbeut.
Sfida e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me të dyja ekipet që marrin nga një pikë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minuten e 33-të me anë të Dejvi Bregut që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes bardheblu.
Në pjesën e dytë Tirana do të arrinte të barazonte sfidën në minutën e 76-të me brazilianin Cale.
Një gol i dyshimtë ky për Tiranën pasi në momentin e goditjes së dënimit Cale e nis topin në lëvizje e sipër, ç’ka është e ndalueshme.
Por, për arbitrin Kridens Meta gjithçka ishte e rregullt, edhe pse lojtarët korçar protestuan me të drejtë për atë moment.
Në fund, arbitri nuk ka as një penallti të pastër për Skënderbeun.
Pas këtij barazimi Tirana mban vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e shtatë me 29 pikë. (TemA)
Goli i dyshimtë i shënuar nga Cale
Goli i shënuar nga Bregu
Leshe me qime. Ve doren siper topit qe e ndalon dhe vazhdon. Bravo i qofte qe nuk rri shtrire pas faullit. Shume inteligjent. I kapi te leshuar.
E duan ta kapin kampionatin me patjeter, dhe cnuk bejne per te arritur atje ku duan,por duhet te kuptojne se te gjithe me dy kembe luajne.Skenderbeu vetem perballe të gjithëve.Do vije perseri dita jonë.
Mond-e kuptoj qe duke qene tifoz, kerkon justifikime per humbjen apo qofte edhe barazimin e ekipit te zemres. E pashe disa here rastin e golit te Tiranes dhe mund te them me siguri te plote se ishte gol teper i rregullt. Sulmuesi Cale beri nje rivenie te shpejte te topit duke e zene mbrojtjen e Skenderbeut te papregatitur. Sidoqofte, topi ishte 100% I ndaluar kur u pasua tek sulmuesi tjeter i Tiranes.
Neqoftese Tirona nuk do t’i kishte ndryshuar pozicionin e lojes atij lojtarit me bluze te zeze, i cili nga nje pozicion deri atehere ne mesfushe , me levizje “dinake” u shty ne fazen sulmuese ,ku me disa marifete “spektakolare plot klas” arriti te nxjerre ndeshjen ne barazim. Sigurisht aftesite e ketij lojtari ishin per te bere me shume por per kete ka perendia me tutje.Keshtu ai me nje finte te befasishme per c’do mendje normale futbollisti .befasi kjo pothuajse prej budallai,beri qe te nisej nje top nga faulli prane zones ,i cili jo vetem qe ishte ne levizje por me rregullore ne ate pozicion fare prane zones nuk mund te niset pa vershellimen e gjyqtarit i cili e ben kete mbasi ekipi kundershtar te jete vendosur ne mbrojtje ,ndoshta edhe ne mur. Por klasi e ketij lojtari u duk vecanerisht pas disa minutash ku me nje thjeshtesi qe te le “me goje hapur” shmangu nje rast rreziku ekstrem per skuadren e tij duke supozuar se Bregu i Skenderbeut e ” kishte prekur” topin me dore perpara se te kapej ne nje tranxhe brutale nga dy mbrojtesa te Tirones ,e keshtu te hapeshin avaze me penalltine .
Ama koment aty duket qarte qe kale e ndalon topin me dore dhe pastaj e nis me shpejtesi gjithshka eshte mese e regullt cfar ndihme i dhene arbitri?
E pame disa here rastin kur Cale e ndaloi topin me dore para se ta pasonte tek sulmuesi Tiranes, prandaj o gazetar idjot mos fol gomarlleqe