Kaosi i madh te Manchester City, kampionët rrezikojnë një tjetër dënim

15 Shkurt 2020, 09:19Sport TEMA

Manchester City është i shokuar pas vendimit të UEFA-s. Qeveria europiane e futbollit përjashtoi “Cityzens” dy vjet nga kompeticionet europiane dhe i gjobiti me 30 milion euro falë shkeljeve në FPF (fair-play financiar).

Klubi anglez do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, teksa mund të dënohet edhe nga Federata angleze e futbollit. Independent raporton se shkelja e FPF paraqet një shkelje të rregullave të brendshme të ligës më të lartë angleze.

Çdo klub është i detyruar të sigurojë informacione të vërteta për të marrë licencën e Premier League dhe këto të dhëna duhet të korrespondojnë me ato të paraqitura në UEFA.

Dënimi i mundshëm i Cityt me penalizim pikësh do të ndikonte dukshëm në arritjen e një vendi të Champions League, që mund të jetë i dobishëm nëse UEFA vendos të pezullojë dënimin në një kohë të mëvonshme pas ankimit të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje