Lacio nuk e dorëzon Strakoshën, Tare i ofron gardianit të Shqipërisë propozimin e ri

14 Shkurt 2020, 20:32Sport TEMA

Lacio nuk ka ndërmend ta shesë Tomas Strakoshën, por ka në plan ta përfshijë në planet e së ardhmes gardianin e Shqipërisë.

Sipas “Tuttosport”, drejtori i klubit bardhekaltër Igli Tare dhe kupola e Lacios janë gati të rinovojnë kontratën e 24-vjeçarit duke i garantuar 2-fishim të pagës nga 1 milionë në 2 milionë € për sezon.

Pritet se cila do të jetë përgjigjia e portierit kuqezi, i cili është konfirmuar prej disa vitesh si siguri më vete për Lacion, por dhe si njëri prej portierëve më të mirë të futbollit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje