“Po pyes sepse ishe një mbeturinë!”, mbrojtësi zbulon bisedën me Mourinhon

14 Shkurt 2020, 18:33Sport TEMA

Jose Mourinho është një person i drejtpërdrejtë, si me gazetarët dhe lojtarët e tij. Askush nuk e dëshiron zemërimin e trajnerit portugez, teksa Kurt Zouma ka zbuluar një prapaskenë interesante për RMC.

Mbrojtësi francez sapo kishte nisur të luante me Chelsea, ndërsa Mourinho ndodhej në aventurën e dytë me “Blutë e Londrës”. Zouma zhvilloi një ndeshje të dobët dhe u shokua nga fjalët e trajnerit të tij.

Nuk më kujtohet se çfarë ndeshje ishte, por humbëm 3-1 jashtë fushe. Të nesërmen Mourinho më ftoi në zyrën e tij duke më pyetur nëse isha mirë.

Iu përgjigja pozitivisht, por ai insistonte duke më pyetur nëse isha i sigurt. I thashë përsëri që ndihesha mirë dhe ai nuk u përmbajt më.

‘Po të pyes sepse këtë javë ishe një mbeturinë’. Ishte kaq i drejtpërdrejtë. U trondita, u shokova, por më erdhi edhe dëshira për t’i treguar që mund të reagoja“, tregon Kurt Zouma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje