Nga Arsen Hoxha, ish- arbitër i FIFA-s
Para disa kohesh me te drejte moviolisti Lorenc jemini mbajti qendrim kritik ndaj disa arbitrave qe lane pa ndeshkuar raste flagrante per penallti. Njekohesisht ai shtroi pyetjen se si ka mundesi qe keta mbrojtes te marin persiper, madje pa ndroje fare nderhyrje te tilla?
Nje jave me vone, kur une isha i ftuar ne distance nepermjet telefonit te ‘’Procesi Sportiv” nisa te spjegoja shkaqet pse ndodh kjo dhe thashe se lojtaret kane nuhatjen e qenit.
Presidenti Gjici, qe ne fakt duhet t’i njohe dhe t’i dashuroje me shume sesa une qente, keto gjallesa te shkelqyera qe ka bere natyra, i indinjuar me nderpreu dhe tha sesi ka mundesi qe une, nje profesor 75 vjeçar te krahesoja qente me futbollistet …?!
Dihet se shkenca mjaft eksperimente i ben te kafshet dhe mandej i aplikon tek njerzit, sepse kane shume ngjashmeri anatomike dhe fiziologjike. Dihet se qeni ka reflekse, nuhatje dhe ndjeshmeri shume here me te larte se njeriu. Eshte pikerisht kjo arsya qe mjaft krahesime behen me to.
Ne pergjigje te konkluzionit te drejte te Jeminit dhe njekohesisht edhe nderhyrjes se z. Gjici qe e la ne mes ate bisede, dua te them se shkaku kryesor qe mbrojtesit jane inkurajuar te bejne mjaft nderhyrje te gabuara brenda zones se penalltise qendron vetem te mungesa e kurajos dhe guximit te arbitrave per te ndeshkuar shkeljet qe ndodhin atje.
Lojtaret ashtu si dhe qente, kane nuhatje te madhe dhe ata sapo shikojne arbitrin qe do t’i gjykoje e dine shume mire se kush nuk heziton te ndeshkoje me penallti dhe kush jo.
Eshte pikerisht kjo arsya qe futbollistet e adaptojne sjelljen e tyre, ne raport me karakterin e arbitrit qe i gjykon, veçanerisht ne raport me guximin qe ai ka per te vershellyer per nje penallti.
Pervoja e javeve te fundit ka treguar se ne dhjete arbitra, vetem njeri prej tyre eshte i guximshem. Keta arbitra apatik po cenojne rende jo vetem imazhin personal dhe te shoqates qe perfaqesojne , por edhe te vete FSHF-se. Te mos akordohen 3-5 penallti ne çdo jave, eshte shume madje shume fare.
Arbitrat tane kane bere permiresime shume te medha, veçanerisht ne vendimet qe marrin ne mes te fushes, por çuditerisht ata çdo dite e me shume po gabojne rende ne zonen e penalltise. Me perjashtim te ndonje rasti te rralle, mua nuk me kane lene pershtypjen se gabimet e tyre kane qene te qellimshme. Mendoj se ka disa arsye te tjera.
Se pari eshte faktori psikologjik. Ata nuk jane te pergatitur psikologjikisht per te mare vendime te rendesishme, siç jane ato brenda 16 metershit te cilat kerkojne veç inteligjences edhe guxim e trimeri.
Se dyti eshte aspekti teknik ku mosnjohja dhe interpretimi i mire i rregullave, veçanerisht i nderhyrjeve nga mbrapa dhe prekjeve te topit me dore, i ka bere ata te lekundur ne vendimmarje e per pasoj jo veprues ne denimin e shkeljeve.
Se treti eshte se ata si model te formimit te tyre profesional duhet te marin vetem ate qe eshte shkruajtur ne Rregulloren Teknike dhe jo nga interpretimet naive qe bejne disa nga shefat e tyre ne rolin e moviolistit, te cilet nga dita ne dite po krijojne modele qe nuk perputhen aspak me rregullat zyrtare te lojes.
Rasti me i fresket eshte interpretimi i penalltise ne favor te Vllaznise ne ndeshjen me Tiranen. Mbrojtesi tiranas ben dy gabime te njepasnjeshme. Ne fillim i bllokon rrugen lojtarit sulmues duke mos qene aspak i interesuar te realizoje kontakt me topin. Gabimi me i madh dhe publikisht i dukshem eshte se ai me te dy duart e shtyn sulmuesin derisa e rrezon ne toke.
Ky shef qe justifikon kete gabim te rende te arbitrit Hamitaj qe ndodhej fare afer aksionit, si do ta edukoje ate dhe arbitrat e tjere se ky rast eshte i denushem, kur thote se ketu nuk kemi te bejme fare me shkelje ?!
Raste te tille kane qene te shumte dhe te kritikuara ne vazhdimesi veçanerisht ne gazeten ‘’Panorama Sport” por sportedashesit çdo jave kane pare te njejtat interpertime te gabuara, qe i edukojne arbitrat me interperetime qe nuk perputhen aspak me ligjet e lojes.
Pas nje kohe shume te gjate, ne ndeshjen Partizani- Vlora, arita te shikoj nje arbiter ndryshe. Ai eshte arbitri Muskaj. I shpejte ne nderhyrjet e tij. I vendosur dhe ne asnje rast nuk shprehu lekundje. I sakte ne vendime edhe pse rastet nuk ishin aspak te lehta. Vraponte shume mire dhe ndodhesh afer aksionit dhe ne pozicionin e pershtatshem per te dalluar me saktesi ndodhite ne fushe. Une shpresoj qe ai te vazhdoje ne kete rruge dhe te behet shembull i mire frymzimi edhe per arbitrat e tjere te rinj.
Per tu ardhur ne ndihme arbitrave ne kete moment te veshtire, veçanerisht ne piken me delikate te tire, siç eshte guximi dhe kurajua ne vendimmarje, deshiroj tu tregoj disa gjera nga eksperienca ime e gjate si arbiter.
1-Ne momentin qe ekipet do te futeshin ne fushe, ne cdo jave gjykimi, une ju kujtoja se çfare do te lejoja dhe çfare jo. Konkretisht ju thoja : ‘’Luani si te doni dhe si te dini, ajo eshte puna juaj. Nderkohe une nuk do te le pa ndeshkuar asnje diskutim te vendimit te arbitrave dhe asnje nderhyrje te gabuar brenda zones se penalltise’’.
Ate qe une paralajmeroja pa me te voglin hezitim gjithmone e zbatova.
Si çdo arbiter tjeter edhe une kam bere gabime ne vleresime, por kontrolli ne shkeljet brenda zones se penalltise dhe autoriteti ne fushe ka qene gjithmone ne nivel te larte. Te jeni te sigurte se futbollistet do ta kuptojne shume mire kete ultimatum tuajn.
2-Vendimi juaj si arbitra kryesor duhet te jete i shpejte i vendosur dhe individual, sepse vetem juve ua ka caktuar rregullorja kete detyre.
3-Mos u perpiqni ta ndani pergjegjesine me asistentet dhe te zini ne fushe pozicione te tilla qe tregojne se nje zone eshte nen kontrollin tuaj dhe nje zone eshte nen kontrollin e asistentit dhe per pasoje edhe pergjegjesi e tij.
Kjo eshte e gabuar. Asisteni eshte ndihmesi juaj dhe duhet tu pergjigjet sa here ju keni nevoje, por nese ai ka nje zone te caktuar nen kontrollin e tij, ju si arbitra kryesor duhet te keni kontroll absolut mbi çdo zone te fushes ku ndodhin ngjarjet.
4-Mos fal asgje dhe mos bej politike sepse ajo do te numerohet si nje paaftesi, njanshmeri apo gabim i juaj. Behuni burra. Jepni pa hezitim ate qe shikoni.
Beni te qarte futbollisteve kete qendrim te ri qe do te mbani ne fushe ndaj ndaj gabimeve te tyre.
Nuk eshte detyra ime, por e Komitetit te Arbitrave dhe e Sektorit te Futbollit brenda FSHF-se qe te informoje zyrtarisht klubet per ta kuptuar edhe me mire, se ajo qe ka ndodhur veçanerisht ne javet e fundit ka mare fund.
Tashme do te shikojne vetem arbitra te guximshem dhe te afte per te ndeshkuar çdo shkelje te gabuar te mbrojtesve ne zonen e penalltise, sepse kjo eshte ne interes te te gjitha paleve.
Burri i madh shume ti Arsen?
Ti je nje maskara qe duhej te ishe ne burg per pislleqet pa fund qe ke bere?
Po ske faj ti kur UEFA dhe FIFA jane organizata mafioze krimnale edhe Federata Shqiptare e till eshte në keq se Mafia.
Ti duhesh te heshtesh
Po ti kishe dinjitet kur luante Tirana me skuadrat e tjera? Sidomos me Flamurtarin….il mor zgjebs, u bere burre dhe ti!