Steven Bergwijn është padyshim njeriu i momentit në Londër. Holandezi u ble për 30 milionë euro merkaton që lamë pas nga Tottenham dhe në debutimin e tij shënoi në portën e Manchester Cityt, duke fituar zemrat e të gjithë tifozëve menjëherë.
Së fundmi, Bergwijn ka dhënë edhe një intervistë për mediat angleze, ku ka rrëfyer edhe pak nga historia e tij. 22-vjeçari ka zbuluar se familja e tij ka bërë shumë sakrifica për të dhe se atyre i detyrohet për çdo gjë:
“Pa babain, mamanë dhe vëllezërit nuk do të isha këtu. Çdo gjë që ata kanë bërë për mua, i jam shumë mirënjohës.
Kur kalova te PSV, babai më çonte nga Almere që është në afërsi të Amsterdamit, drejt Eindhovenit çdo ditë (rreth 1 orë e gjysmë me makinë). Zgjohesha në 6 të mëngjesit për të shkuar atje dhe të stërvitesha dhe të shkoja në shkollë.
Kur stërvitesha në disa raste babai im flinte në makinë. Gjithmonë kam besuar që do t’ia dal në fund. Mësuesit më thoshin gjithnjë në shkollë:
‘Nëse nuk do të bëhesh futbollist profesionist, çfarë do të bësh?!’. Unë i përgjigjesha që do të bëhem. Mendoj se çdo lojtar dëshiron të jetë këtu. E kam ëndërruar gjithmonë diçka të tillë.”
Bravo…! Shembull per te rinjte tane, nga keta duhet te mesojne, jo nga horrat e lagjeve me fuoristrada. Me pune, me vullnet gjithmone ja del.