Pele qetëson tifozët: Ndihem mirë, probleme normale për moshën time

14 Shkurt 2020, 21:07Sport TEMA

Djali i Pele, Edinho foli tre ditë më parë rreth situatës së vështirë shëndetësore të babait të tij, duke theksuar se ka probleme për të lëvizur dhe nuk del më nga shtëpia.

Legjenda e futbollit botëror ka reaguar duke qetësuar tifozët e shumtë.

79-vjeçari tregohet i sinqertë në rrëfimin e tij dhe i cilëson si normale dhe të moshës këto probleme.

Ditët janë të ndryshme, por frika nuk ekziston te një person si braziliani i  famshëm.

Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet, por jam mirë. Problemet shëndetësore janë normale për njerëzit e moshës time.

Ndihem mirë, i pranoj limitet fizike dhe dua të vazhdoj të rrokullis topin. Nuk po i shmangem angazhimeve të mia.

Kam ditë të mirë dhe të këqija, por nuk kam aspak frikë. Jam i vendosur dhe i sigurt në atë që bëj“, thekson Pele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje