Presidenti i Luftëtarit tregon situatën absurde: Ndeshjet tona na i vendos Super Sporti, sektori i garave nuk hap telefonin

15 Shkurt 2020, 19:18Sport TEMA

Luftëtari ndodhet në vendin e para fundit të rënditjes me 13 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore. Diferenca me vendin e 8-të që të dërgon në “Play Off” është 15 pikë, por deri në fund të kampionatit ka ende ndeshje për t’ luajtur.

I ftuar në emisioni “Pressing” në ABC, presidenti i Luftëtarit foli për formulën e kampionatit dhe si duhet të jetë pasi kjo aktualja nuk është e duhura.

Numri një i skuadrës gjirokastrite e ka gjithashtu edhe “Supersport”, për të gjetur akordin se kur do të luhet ndeshja e Luftëtarit.

“Po të kishim mendimin për të hapur portat ndaj ekipeve kundërshtare do e kishim deri më sot sepse e kemi pasur në dorë. E vetmja gjë na ka ngelur si ne si Vlorës është t’i përgjigjemi me të njëjtën monedh që në janë përgjigjur deri më tani.

Si Sektori i Arbitrimit si Sektori i Garave, si Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve të përgjigjemi të tolerojmë të prishim garën, por sa të jem unë president nuk ka për të ndodhur kjo. Por mos të na i sjellin në majë të hundës që ta bëjmë këtë gjë.

Le të ngrem një komision kur të doni ju sepse unë nuk kam specialist futbolli, por jam specialist në biznes. Janë dënuar 7 arbitra për Luftëtarin, por nëse unë do të kisha marrë këto pikë ku do të isha sot? Gara është cënuar në një mënyrë të padrejtë dhe për Luftëtarin flitet shumë pak.

E di që kemi probleme dhe unë nuk i fsheh asnjëherë problemet që kemi ne. Për mua Sektori i Arbitrimit është vendimtar pasi nuk mund të akuzoj presidenti për këtë pjesë. Ju mendoni se arbitrat nuk kanë faj për gjendjen ku jemi ne?  Nuk më duhet dënimi që i bëjnë arbitrave, më kthejnë dot pikët që kemi humbur? Të mbyturin mos e mbyt akoma më shumë.

Ta fillojmë tani me sektorin e garave, kampionati fillon me 24 gusht, tani gjeni ju një vend të Europës që brenda 6 ditëve bëhen 3 ndeshje ku ekipet nuk janë ende në formën më të mirë. E dini pse ndodh kjo?

Sepse 4-5 janë në Kupat e Europës e janë të përgatitura. Ka ndryshim mes ekipeve që janë në Europë dhe atyre që nisin sezonin në kampionat. Në datën 22 ka filluar faza tjetër e deri në datë 13 janë bërë 5 ndeshje e kjo nuk përballohet.

Ekipet këtu janë të ndara me Kategori, çfarë mundësi ka një ekip apo tjetëri, tani të flasim me realitetin shqiptar apo me atë që duhet të jetë.

Ka ekipe që nuk bëjnë fazë përgatitore sepse nuk kanë mundësi dhe Sektori i Gareve nuk t’i bëjë me një të rënë të lapsit e të thojë që ndeshjet do të bëhen edhe bëjnë sikur të pyesin e pastaj i caktojnë datat si të duan ata. Kemi pasur raste kur kemi luajtur të mërkurën e pastaj na thonë prap të shtunën keni ndeshje.

Marim në telefon Sektorin e Garave, lërë njehërë që të flasësh me drejtuesit e këtij sektori është e pamundur. Kam folur me ministra, deputet e shumë njerës të tjetër dhe me atë nuk kanë folur ende në telefon sepse nuk e ngreh telefonin.

Pastaj ka edhe nga ata që na thonë që flisni njëherë me ata të “Supersportit” se e kanë ata në program. Tani çfarë lidhje kam unë që jam president i një klub të pyes Supersportin se kur do të zhvilloj ndeshjen. Na thonë se kemi një program me Serie A, por mua nuk më intereson fare kjo pjesë.

Tani luajmë të mërkurën, të enjten ekipi pushim, rikthemi të premten për të përgatitur ndeshjen e pastaj udhëtojmë për të luajtur të shtunën”, u shpreh Halilaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje