VIDEO/ Një vit nga djegia e mandateve, kryetarja e LSI premtoi: Ose do ikë Lul Basha, ose Monika Kryemadhi, o Edi Rama (kush ka ikur?!)

17 Shkurt 2020, 11:32Politika TEMA

Rreth një vit më parë, në shkurt të vitit 2019, opozita filloi një sërë protestash kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Në një dalje televizive në datën 8 shkurt 2019, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur se do të largonin kryeministrin Edi Rama.

Për më tepër, Kryemadhi u shpreh publikisht se nëse nuk ikën Rama nga politika, do të ikë nga politika ajo së bashku me Lulzim Bashën.

“Ai nuk ka parë asgjë akoma… Ai është pa oksigjen. Më 16 Shkurt, ose do iki unë me Lul Bashën, ose do iki Rama!”-deklaroi Monika Kryemadhi, më shumë se një vit më parë.

Në fakt 16 shkurti erdhi, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim protestuan rreth pesë orë përpara Kryeministrisë. Më pas protesta u mbyll dhe nuk ndodhi asgjë.

Nuk iku Rama, por nuk ikën as Kryemadhi dhe as Basha.

Pas kësaj proteste opozita dogji mandatet, zhvilloi edhe rreth dhjetë protesta të tjera kombëtare, bojkotoi edhe zgjedhjet vendore. Rama mori në tavolinë 61 bashki, siguroi edhe një mazhorancë kushtetuese për të bërë çtë dojë.

Sot pas një viti, Basha vijon të jetë kryetari i PD-së, Kryemadhi vijon të qëndrojë në krye të LSI-së dhe Edi Rama vijon të jetë kryeministër.

Tani pyetja jonë është se cili nga këta të tre do të ikë?/ CNA.al

1 komente në “VIDEO/ Një vit nga djegia e mandateve, kryetarja e LSI premtoi: Ose do ikë Lul Basha, ose Monika Kryemadhi, o Edi Rama (kush ka ikur?!)”

  1. Pyka says:

    Eh nivel…nivel….rrugeç…..të gjithë…..që bëjnë kështu si të çmëndur…!!!!Kam parë njërëz të thjeshtë qe kanë pësuar tragjedi të medha,qe kanë humbur njërzit e shtrënjtë,dhe kurrë nuk kanë bërë si këta qelbësira!!!Keta na kanë marrë në dorë pretagonizmin e jetës “politike,,në Shqipëri dhe mendojnë se ata që i degjojnë janë kokëpalare(fjalori që përdorin për një legen,si puna ime)!!!Si duket parat dhe korrupsioni,ju ka errur sytë,dhe u ka marrë mëndtë!!Keta pisa po e bëjnë me turp vëndin,njësoj si hajdutët ordiner,tutorët e kurvave,drogaxhinjtë!Shikoni si flasin,fjalorin që përdorin….nivel rrugësh!!Po si nuk flasin njëherë për problemet reale….që aty nuk ke nga e fillon!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje