Aishe Haklaj tregon momentet e fundit, përpara vrasjes së Fatmirit: Doli nga shtëpia ime, kafka e tij ishte e krisur!

18 Shkurt 2020, 21:21Kronika TEMA

Minimi i gati një kilometër rrugë në Qafën e Cërrnicës ishte një tregues se kundërshtarët e Fatmir Haklajt ishin gati të ndërmerrnin çdo rrezik vetëm e vetëm që ta eliminonin.

Ata mbanin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës kullën e Haklajve ndërkohë lëvizjet e Fatmirit u kufizuan së tepërmi. Tashmë, ai kishte probleme fizike, pasi ishte plagosur rëndë nga prita e 4 Gushtit të vitit 1999 në Brinjën e Cërrnicës.

Pas 3 atentateve të dështuara me mina, tashmë kundërshtarët po përgatisnin një goditje nga afër. Fatmiri, do të bënte një gabim të rëndë që do ta nxirrte zbuluar, duke u larguar nga kulla e fortifikuar në Kërrnajë.

“Unë e takova Fatmirin dhe më tha që do udhëtonin për në Bajram Currë, i thashë jo, po më tha do të udhëtoj se nuses i janë afruar ditët, dhe nusja Jahos pret të lindë. Kishim parandjenjë sikur diçka do të ndodhte”, tregon Zylfije Haklaj, në vijim të intervistës për Top Story.

Në fund të muajit tetor të vitit 1999, Fatmiri, së bashku me Jahon dhe Sami Kërrnajën shkojnë në banesën e motrës së tij Aishes në fshatin Bujan. Ata qëndrojnë aty për disa ditë.

“Dy ditë para, pashë që çonte dorën te koka dhe e fërkonte, edhe i thashë a ke dhimbje a pse e çon dorën tek koka, ai nuk tregonte kurrë e nuk donte ti trishtonte njerëzit e më tha jo, s’kam dhimbje”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

1 komente në “Aishe Haklaj tregon momentet e fundit, përpara vrasjes së Fatmirit: Doli nga shtëpia ime, kafka e tij ishte e krisur!”

  1. Mjere nenat per bijte e tyre says:

    Pse jeni çue peshe moj vajza?. Lini niperit tuaj të rriten e të shtohen e mos i fusni ne rrugen e gabuar. Lereni te shkuaren ku eshte e shikoni perpara. Ju vrane e vrate le te mbyllet ai kapitull i zi. Se gjithe vendi ka thene si nuk doli dikush e t’ ju thote boll ma se shkuat dëm kot: as per nder,as per lavdi, as per atdhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje