Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine.
Ata janë Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati.
Gazmend Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 10 vite burg. Por ngjarja më e bujshme rreth emrit të tij është ajo e 18 nëntorit 1998 kur me një emër të rremë (Raqi Gjoni), edhe pse kërkohej nga Italia, mundi të kalojë tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano në një avion ku udhëtonin një grup parlamentarsh shqiptarë. Mes tyre ishte edhe Fatmir Mediu, mik i Gazmend Mahmutajt, pasi vëllai i tij, Kasem Mahmutaj, ka qenë kryetar i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008. Por jo vetëm kaq! Vëllain e trafikantit, Partia Demokratike e kandidoi për kryebashkiak të Beratit në zgjedhjet e vitit 2015. Për akuzat e ngritura nga drejtësia italiane, se Mediu favorizoi të kërkuarin Gazmend Mahmutaj, kreu i Partisë Republikane fitoi pafajësi në Gjykatën e Lartë italiane, edhe pse në vitin 2000 Apeli e dënoi me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”.
Njoftimi i plotë i OFL-së:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
G.M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E.Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(TemA)
GAZMENT MAHMUTAJ KA QENE KRAHU I DJATHTE I GJENERALIT TE KRIMIT FATMIR MEHDIU I GERDECIT NDERSA EDISONI COBO ESHTE USHTARE I GAZIT .