Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shpërndarë drogë. Ilir H. u ndalua nga policia muajin e kaluar teksa po mundohej të hidhte nga makina sasinë e kokainës, vlera e të cilës shkonte deri në 2.000 Paund.
Ai kishte rënë në vëmendjen e autoriteteve pas survejimit që këta të fundit i bënin një shtëpie, ku dyshonin se ishte pikë bandash për shitjen e drogave të klasit A. Ilir H., sipas mediave angleze, ishte parë të dilte nga një makinë tip “Passatt”, t’i afrohej një makine të parkuar dhe të linte diçka në krahun e shoferit.
Më pas një grua doli nga shtëpia dhe mori pakon. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, “Passatti” kishte bërë udhëtime të shpeshta në zonë mes Dhjetorit dhe Janarit. 47-vjeçari pranoi fajësinë e posedimit të kokainës me qëllim shpërndarjen.
Avokati i tij, John Upton, tha gjatë seancës gjyqësore se klienti i tij ishte një person me nënshtetësi shqiptare dhe italiane, i cili ka shkuar në Britani 2 vjet e gjysmë më parë.
Fillimisht ai ka punuar si korrier dhe në një lavazh, por në fund të 2019-s humbi të dyja punët, çka e detyroi t’i futej punës së jashtëligjshme. Gjykata e Swindon e dënoi atë më 28 muaj burg.
Hajde lajm hajde…. Meqe ra fjala ne nje qytet tjeter Jo larg Swindon eshte degjuar nje shqiptari ti shpetoj nje pordhe padashje ne autobus ku eshte tremb nje kalama dhe e ka hedh me gjyq shqiptarin per shkaktim te traumes. E Ka emrin Hasan, mbiemrin s’ja mbaj mend.