Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 3 të kërkuarve të radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.
Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. (TemA)
Akoma botoni keto karlliqe ?? Me keto botime fotosh na jeni bere si burri i nenes . Sguxoj te hap portalin Tema dhe direkt del botimi i fotove na jeni ngjitur si muti pas kepuces . Nuk veni mend , keni kaq kohe qe botoni foto te krimineleve , kot perpiqeni , nuk i ruhet askujti te jap informacione , botoni sa te doni , kujtoni se jeni ne kohen e Dulles , iku koha e Dulles , ezshte koha e parase , hidhuni , vendosni cmimin e informacionit me vlere dhe e keni informaten gati sa te hapesh e mbyllesh syte , e kuptoni ore rota kari ?? Kush ve veten ne rezik pa papara sot ?? Te rezikoj une jeten te bejne qef policet dhe shik e shish e mish ,e pse keni rjedhur komplet , doni qyl ?? Iku qyli , qyl sja jep plaka plakut , po sja lepiu farfallen me turinjte e fishkura …ne asnje vend te botes nuk funksionon keshtu , ju siduket jeni te vecante , kudo vene cmimin dhe presin ….jo shume ama , informatori nga joshja e parase behet cope , ju s’hidheni , po su hodhet noc rokun do merni madje dhe me gunga , hapni syte o kaisha , dhe mos flini , hidhuni po doni rezultate, perndryshe do qelbni kudo vendin me foto kriminelash .