"Kacifas u vetëvra?", Prokuroria mohon raportimet e medies dhe iu bën thirrje të mos dëmtojnë hetimet

15 Shkurt 2020, 16:21Kronika TEMA

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e sotme në media, ku thuhej se shtetasi Kostandinos Kaçifas ishte vetëvrarë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se çështja është në fazë hetimi dhe se lajmet e publikuara pa referencë zyrtare po dëmtojnë rëndë procesin hetimor.

Ndër të tjera në komunikatë njoftohet:

“Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  

Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas.

 Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.  

Çdo informacion I publikuar në media, pa  ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale”, nënvizohet në komunikatë. (TemA)

2 komente në ““Kacifas u vetëvra?”, Prokuroria mohon raportimet e medies dhe iu bën thirrje të mos dëmtojnë hetimet”

  1. Taulant says:

    Pae publikoni fytyren e ketij plehu .

  2. Boston says:

    Papapapapapap..he kishte qene qene tulle I Madhi Komandant I Legjendar, Gjeneral, Kolonel, Sh. ENVER HOXHA, c’fare do t’ju kishte bere ketyre qelbesirave…ahhhhhh sikur te dilnin endrat dhe te vinte dhe njehere I Madhi Enver…ahhhhhhj as mire do ishte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje