Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 3 të kërkuarve të radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
I dënuari me burg përjetë Flamur Ndino
Në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.
I dënuari me burg përjetë Misir Tare
Në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, shtetasi Misir Tare ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.
Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.
Besnik Coka, i dënuar me 25 vjet burg
Në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).
Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. (TemA)
Kaq…? Tingellon sikur jetojme ne Danimarke.
Lista e plote eshte ketu. Po milicia shqiptare publikon emrat e atyre qe nuk kane paguar sic duket.. Shtoni edhe Salen ne liste si babai i krimit.
https://www.interpol.int/en/How-we-work/Notices/View-Red-Notices
Prape i njejti botim ?? Nuk u merzitet ?? Na e shpifet , mos i bini qemanes kot , nuk u varim kemboren . Akoma se keni kuptuar qe publikimi eshte nje metode e deshtuar komplet , asnje nuk jep rendesi ,asnje nuk vendos veten ne rezik te jap informacionin , per ke ta jape ?? Dhe pse ta jape ?? Eshte pune e tjeter kujti , kta leshkot e policise dhe sigurimit te shtetit , SHISH , SHUSH , SHASH , gomere gjithandej kujtojne se jane ne kohen e dulles , iku koha e dulles or langaraqer , eshte koha e euros , eshte koha e parase , ke para ?? Ke informacion , ske para , ke manivelin ……..dhe ne boten e jashtme kane hequr dore vite me pare nga kjo motode bajate , do informacionin ?? Hidh monedhen , kaq e thjeshte eshte , zgjidheni kuleten , perndryshe botoni dhe vendosni sa te doni foto , noc rokun do kapni , madje dhe me gunga ……