OFL i dërgon formularin dy "elbasanasve" të dënuarve në Angli për trafik droge: Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh

14 Shkurt 2020, 11:27Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin gjatë ditës së sotme në Elbasan.

Policia i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge.

Deklarata e policisë:

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. (TemA)

4 komente në “OFL i dërgon formularin dy “elbasanasve” të dënuarve në Angli për trafik droge: Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”

  1. Arsim Gashi says:

    Po pse ne thonjeza “elbasanasit” ? Nuk jane nga Elbasani ne fakt?

    1. Spaktaku Avukati says:

      Po ne Surrel ka poste per te derguar formulare?

  2. Kalec Dega says:

    U mbaruan formularet, ska formulare per President, Kryeminister , Kryetar Kuvendi.
    Pasi mbaruan me kriminelet qe jetojne ne Shqiperi, Spaku po merret me ata jashte shtetit qe nese jane me leje te rregullt mund ta hedhin qeverine e shtetin shqiptar ne gjyq per persekutim apo shkelje te ligjeve e te drejtave te njeriut.
    Pra shtetibandit i Rames i eshte qepur atyre bandave rivale te qeverise qe nuk po paguajne ndoshta 20%.

  3. Anna says:

    elbasanllinj do ishte me mire……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje