"Është paditur në gjyqe ndërkombëtare të arbitrazhit", gjyqe 1.3 mld euro për Shqipërinë

15 Shkurt 2020, 17:15Kronika TEMA

Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim.

Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të lartë të shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe.

Sipas auditit, aktualisht ndaj Shqipërisë ka 9 padi aktive në gjykatat e arbitrazhit, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre i përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar shqipërinë 110 milionë euro. Por ky vendim nuk quhet ende përfundimtar pasi Shqipëria e ka ankimuar dhe procesi vazhdon.

Por veç dy padive nga kompanitë e italianit, kundër Shqipërisë janë edhe 7 gjyqe nga kompani të tjera. Pjesa dërrmuese e këtyre padive janë kundër ministrisë së energjisë dhe agjencive në varësi të saj.

Ndaj AlbPetrol dhe agjencisë kombëtare të burimeve natyrore janë dy padi aktive në arbitrazh, ku pretendimi i kompanive është për dëmshpërblim mbi 110 milionë euro. Autoriteti rrugor shqiptar është paditur në gjykatën e dhomës ndërkombëtare të tregtisë për 44 milionë euro, ndërsa OSHE dhe agjencia kombëtare e ujësjellës kanalizimeve janë paditur respektivisht me 5 dhe 20 milionë euro.

Kjo është hera e parë kur një dokument shtetëror zbulon biznesin gjigant të arbitrazhit, i cili rrezikon të trondis financat e shtetit për shkak të pakujdesive apo korrupsionit të institucioneve, që e kanë ekspozuar vendin përballë pretendimeve stratosferike.

1 komente në ““Është paditur në gjyqe ndërkombëtare të arbitrazhit”, gjyqe 1.3 mld euro për Shqipërinë”

  1. pjeter says:

    Dhe ketu duhet SPAK,te fusi hunden,dhe te shofi.Kush ka gabuar,me qellim apo nga padituria,duhet te paguaje,qe te vene mend te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje