Eksploziv poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, policia në vendngjarje

16 Shkurt 2020, 10:09Kronika TEMA

Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Forca të shumta policia ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Licit që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako te mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar.

Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autorëve të vendosjes së kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i klubit shkodran, por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje