"Të dënuar për trafik droge", OFL i "troket në derë" dy vëllezërve në Vlorë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh

17 Shkurt 2020, 11:28Kronika TEMA

Operacioni “Forca e Ligjit” i ka dërguar kërkesën me shkrim për të vetëdeklaruar dhe justifikuar pasuritë dy vëllezërve vlonjatëve të dënuar në Itali për trafik droge.

Ata janë Altin Çuçaj banues në Vlorë, dhe vëllai i tij Mikel Çuçaj të dy të dënuar në Itali për trafik droge.

Deklarata e policisë:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi. (TemA)

1 komente në ““Të dënuar për trafik droge”, OFL i “troket në derë” dy vëllezërve në Vlorë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”

  1. Realisti says:

    Populli nuk ka nevoje qe ketu kerkesa per deklarime parash te behen publike. OFLja te beje punen e saj dhe te punoje ne te gjitha drejtimet. Duket se deklarata te tilla ne TV duket sikur i thone te tjere shisni pronat dhe fshihni parate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje