VIDEO: Adoleshentët i "vënë flakën" shitësit ambulant

19 Shkurt 2020, 11:28Lifestyle TEMA

Një shitës ambulant pësoi djegie të shkallës së dytë si pasojë e një shakaje pa kripë të disa adoleshentëve.

29-vjeçari Oliver Rosales ishte ulur për të pushuar pas një dite të lodhshme dhe shumë pranë tij kishte vendosur tullumbacet që shiste nëpër rrugët e Manilas në Filipine.

Pas disa momentesh i afrohen disa djem që i vënë zjarrin një prej tullumbaceve, por duke qenë se ishin mbushur me hidrogjen, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe duke përfshirë dhe vetë shitësin ambulant, i cili pas kësaj ngjarje u paraqit në spital me djegie në disa pjesë të trupit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje