Ambasadorja Kim flet për dhurimet e SHBA: Fokusi i Akademisë së Transparencës, qeverisja e përgjegjshme dhe reforma në gjyqësor

20 Shkurt 2020, 18:24Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa ka shpërndarë një postim të kreut të ambasadës së BE në Tiranë, Luigi Soreca për mbledhjen e 1.15 miliardë eurove në Konferencën e Donatorëve, i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë të plotë.

Duke etiketuar kryeminsitrin Rama, ministrin Ahmetaj dhe ministren Gjonaj, ambasadorja thotë se dhurimet amerikane do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Amerikano-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve.

‘Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Amerikano-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”– shkruan ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj.

1 komente në “Ambasadorja Kim flet për dhurimet e SHBA: Fokusi i Akademisë së Transparencës, qeverisja e përgjegjshme dhe reforma në gjyqësor”

  1. Martin says:

    Shqiptaret nuk kane nevoje per trajnime, por per burgime:Sali-Ilir-Lulezim-Mona- pastaj lemshi zberthehet vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje