Gazetarët që lëngëzojnë para Berishës dhe pse askush s'guxon ta pyesë për Haklajt

20 Shkurt 2020, 11:31Politika TEMA

Top Story në TCH, ofroi për tre javë rresht rrëfimin e Zylfie Haklajt për një ndër sagat më të përgjakshme e më tragjike të tranzicionit, atë të 150 vrasjeve në Tropojë, para dhe pas viteve 2000, ku në qendër ka qenë pikërisht familja Halkaj.

Gjysmë e shuar, me ekzekutime dhe në fis, nga më makabret, në fund dhe me një kullë të rrafshuar pas goditjeve me granatahedhës e tritol, ndarë këto sa nën qeverisjen e Metës, Nanos e fund Berishës, si prologu e si epilogu i rrëfimit të dy grave të mbetura të Haklajve, përcillnin një emër si nxitës e frymëzues të asaj ploje: Sali Berisha.

E ndërsa ndodhte kjo, ky i fundit vijonte të sokëllinte të zakonshmet e tij 30-vjeçare në një studio televizive, para një prej sojit të gazetarëve me urrejtje patologjike e deri irracionale ndaj Ramës, të cilët, jo vetëm për këtë arsye, por më tepër nga morali dhe etika e cungët gazetareske, gjithashtu dhe nga defiçencat profesionale, vazhdojnë të ushqehen vetë, e të ushqejnë publikun gjithashtu, më e pakta me padobishmërinë monumentalë të Berishës, më e shumta me helmatisjen e tij etike që vijon të përhapë rregullisht ç’prej 30 vitesh.

Eshtë njeri që në mos politikisht, as intelektualisht nuk ke ç’përfiton prej tij, e për këtë mjafton të shohësh se si e shfrytëzon kohën pas-pushtet.

Do përligjej një ftesë në studio për të, nëse ajo çfarë do thoshte do ishte një përcjellje përvojash, eksperiencash, analiza për aksh çështje, një urtësi politike mbi të gjithë, blatuar me këshilla për brezat që do vijnë në politikë.

Kjo është e pamundur, siç është e pamundur t’i hasësh qoftë dhe një thënie, një postulat, një citat me vlerë të gjithëkohshme, nga i gjithë ligjërimi i tij prej tre dekadash.

Por ky kriter nuk ekziston te ata që e mbajnë “në jetë” Berishën, të cilët lëngëzojnë para tij, pa qenë kurrë të aftë që të paktën ta sfidojnë me pyetje.

Le të guxojë kush ta pyesë për Haklajt, ashtu siç nuk kanë guxuar ta pyesin dhe për të tjera çështje të mprehta që lidhen ndër vite me personin e tij, ku veçojnë ato që e akuzojnë për vrasës. As për të kaluarën e tij komuniste s’kanë guxuar dot ta pyesin.

Kohë më parë, një showman i inatçuar me Ramën, ishte gazmend para tij në studio, a thua se kishte përpara një të ftuar artist e jo njeriun me një barrë mëkatesh në 13 vite qeverisjeje, ku veçojnë pra dhe akuzat për vrasje – Remzi Hoxha, 21 Janari, e Haklajt së fundi.

E po ky showman, pasi u hargalis me Berishën, i skërmiti dhëmbët një zonje, ish-ministres Lindita Nikollit, e pakoment së paku në etikë publike, edhe në mos e patçi bërë mirë punën.

Kjo do pasohej më vonë në një tjetër studio, ky dy figura publike, deri diku ende periferike por me shenja delirantizmi, zgjodhën po ashtu të hargalisen me Berishën, e këtë për “inat të Ramës”.

Por a ndodh kjo me Ramën? Sigurisht që jo. Ka një asimetri të dukshme të sjelljes gazetareske ndaj të dyve. E nëse ndaj Berishës i kanë vënë vetes një kufi që s’duhet shkelur, me Ramën ky kufi nuk ekziston.

Nuk besohet të ketë çështje, qoftë dhe për ca të jetës private, për të cilën Rama nuk ka qenë i detyruar të flasë si pasojë e llogarikërkesës gazetareske, por njeriu që sot qeverisë Shqipërinë, sigurisht me një mal gabimesh, në daç dhe implikimesh, në daç dhe në  “aleancë me krimin”, së paku nuk akuzohet nga ndokush për vrasje.

Ndërsa përballë tij, Berishës, shpirtra njerëzor të rrëgjuar nga dhimbja, i atribuojnë vrasje. Sigurisht, duhet të jetë drejtësia ajo që ta thotë të vërtetën, por një gazetarie me cipë i takon të mbajë një qëndrim dreqi e mori; atë, që në emër të etikës profesionale, por dhe cipës njerëzore, të mos ftojë në studio një njeri të akuzuar për dhjetra vrasje.

Vetëm nëse në skaletën e pyetjeve kanë dhe sosh në emër të akuzatorëve, për vrasjet që i atribuohen.

Përndryshe, janë bashkëfajtorë në krim, ndonëse thjesht amoralisht! (Tesheshi)

17 komente në “Gazetarët që lëngëzojnë para Berishës dhe pse askush s’guxon ta pyesë për Haklajt”

  1. Nje qytetar says:

    Ama titull i paske vene artikullit or shoku ; – ” Lengezojne ” para Berishes thote !?
    E cfare lengezimi mor daj’- sikur eshte sex-simbol ky kanibali i Vicidolit , keta qeniet gazetareske per te cilat flet ti , vertet lagen, por lagen nga qe u shpeton shurra para kriminelit malok , sepse nuk u del frika nga krimet makabre te ketij monstre .

  2. Kalec Dega says:

    Kete pyetje mos ia drejto gazetarucve dhe ana istave por Edvin Rames qe ashtu si premtoi Saliu do jetoje nje pension te lumtur, si Meta e Basha bashke, ndoshta ne Cadrat e LKibise me te ftuar kumbaron EDVIN RAMA.

    1. Realisti says:

      O Kalec… lexo shkrimin njehere pastaj bej ndonje koment. Jo per gje po te ket pak lidhje te pakten. Tung!

      1. Kalec Dega says:

        Ke te drejte po une i bie shkurt, megjithate faleminderit. Pse vertet lexoni poshte titujve?!

    2. Zigur Qarri says:

      Kalec Dega alias spiun dege eshte nga ara funderrina aleate te klanit Berisha ashtu si idhulli i tyre jane ne anen e krimit.

  3. xheku says:

    SKENARI ESHTE GATI HOLLIVUDI DO FILLOI FILMIN E DYTE PER KRIMINELIN BERISHA.
    SA PER KETO PROSTITUTAT QE NUK UA MBAN DIHET SE KUSH JANE.
    KJO MEZI PO PRET TE VI PERSERI BOKETI QE TJA MBAJE ME GOJE.

  4. drini says:

    Eshte frik, frike. instikt animalesk i njerezve te pazhvilluar. ramen nuk e kane frike dhe dystohen, me kete kafshen dridhen se ja kuptojne instiktet kriminale

  5. Krimi nuk ben lufte brenda llojit ne sy te botes! says:

    Kush eshte i çnderuar eshte i perlyer eshte i korruptuar nuk mund te jete subjektiv dhe profesional me ATA TE SOJIT TE VETE DHE PER ME SHUME BERISHA ESHTE BABAI I VRASJES RREMBIMIT TRADHTIS DJE KORRIPSIONIT DHE ESHTE I PARI DHE I FUBDIT KOMUNIST ME FUQI 200mij vota ne europe. TURP PER SHQIPTARET QE NUK E KUPTOJNE KRIMINELIN QE BEN KRIMINEL TE TJERET , SERBIN QE SHAN SERBET , TRASHTARI QE AKUZON PER TRADHETI KEDO, I DESHTUARI QE NGAZELLEHET DHE INVESTOHET PER ÇDO VESHTIRESI QE KALON SHQIPERIADHE DHEEEKOMUNISTIN QE SHANE KOMUNISTAT VETEM PER PUSHTET PASI NUK NDRYSHON ASNJE MJET NGA ATO TE SHEKULLIT 19.

  6. Jo per gje... says:

    Ai emision bashke me ate te zhejit Jan kryekeput axhende antishqiptare.

  7. Shkodra says:

    90% e te gjith gazetarve e ashuquajtur postkomuninst jan goj jargusur perpara Sili klyshit komunist dhe koplilat e tij Ilir, Ram, dhe Luli, se 90% e te ashuquajtur fuguara pup like s’jan gje tjeter vecse klyshat, kopilat, zagart, dhe buth lepir te Saliut te majt dhe te djatht……. Pikrisht se Enver klyshi ka lene shum klysha mbas ai vend do shum kohe te pastrohet nje here e mir nga klyshat e flliqur te Enverit…… Athere ai vende do shikoi dite te mira

  8. Ndroqi says:

    Sonila para Saliut mastrubon?!

  9. Renato says:

    Nuk eshte vetem kjo, ke fevziun, rakipllarrin, bushatin, zhejin, manikina alfred, klodiana llalla palla, e disa te tjere. Kur flet berisha keta hapin gojen e degjojne, ku dhe pyetjet jua ka shkruar berisha. Te merr zvarre fisin ky, jo si Rama, qe se lene te pergjigjet. Plerat sigurisht me plerat bejne sencasion.

  10. Labi says:

    Eshte veshtire sot te gjesh gazetare te mirefillte ne Shqiperi,a mos ju duket i tille Fevziu,Meco e Zheji, keta vetem jane te forte ne nuhatje per leke.

  11. shkurt2014 says:

    Kushe guxon te ndihet,ose me mire kushe munde ti beje pytje komunistit barbare te vicidolit,tani me te gjithe I dine vrasjet barbare qe ka bere plaku.komunisti,sot plak ka shume para,ai ka bandat e tija vrastare,te gjithe e dine sa vrasje ka bere ky vrastare,,ska guxuar e zguxon kushe ti bejne nji pyetje.Pore le te mbesim me shpresen se nji dite do te vije edhe fundi I ktije vrastari,sapo te perfundojne organet perkatse te drejtesise,do merren edhe me kyt vrases,per ti dhen ate qe Meriton.

  12. tomorraku says:

    Kjo Mecka(arusha)me siguri mund te behet zedhenese e Saliume page qe do te barazohet me ate te “Agonit”te atij mafiozit Italian ,pra mafia tek mafia !

  13. Shinjestra says:

    Kure ke te besh me analist e gazetar te fundit te kazanit, keshtu do te ndodh, ca te shitur e ca servila te Saliu i thurin lavde atij,kurse Rames i punojne qindin.Maskarenj .Edi Rames t’i marin te keqen se ai do jete kryeminister edhe per disa dekada se nuk eshte vrases si Saliu.Kurse Saliu ne burg familjarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje