Ish- ministri i LSI: Ilir Meta nuk e shpërndan dot Parlamentin, kjo gjë ndodh vetëm në këto tri raste

20 Shkurt 2020, 09:57Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sqaruar në rrjetet sociale arsyet dhe rrethanat e vetme në të cilat mund të shpërndahet Kuvendi, një gjë që është artikuluar së tepërmi ditët e fundit për shkak të deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar dekrete që sipas tij do “shpartallojnë grushtin e shtetit”.

Postimi i Manjanit:

Në përgjigje të gjithë gazetarëve dhe miqve në FB,megjithëse e kam sqaruar dhe më parë, në pamundësi për ta sqaruar për secilin veç e veç, po e sqaroj edhe njëherë “shpërndarjen e Kuvendit” sipas Kushtetutës.

Kuvendi mund të shpërndahet VETËM në tre rrethana:

1.Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.

2.Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.

3.Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101.

Këto janë arsyet e vetme kushtetuese kur shpërndahet Kuvendi.

Proceduralisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.

Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri.

Më në fund, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin.

Kjo është Kushtetuta e shkruar.

Komenti im:

Çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht e dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

Zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. 

Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë.

Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund!

Pyetja është si rivendoset rendi Kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. 

Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë.

I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme, tipike këto për shoqërinë diktatoriale duhet SHFUQIZUAR dhe duhet ndaluar miratimi i mëtejshëm i tyre.

Kështu fillon. Por ka plot për të bërë….

2 komente në “Ish- ministri i LSI: Ilir Meta nuk e shpërndan dot Parlamentin, kjo gjë ndodh vetëm në këto tri raste”

  1. Tarasi says:

    O ish ministri i leshit pse nuk u zhvilluan të lira zgjedhjet e kaluara parlamentare? Për çfarë zgjedhje të lira flisni ju te zgjedhurit nga thesi i miellit?

  2. Dashamiresi says:

    Komentet jane te teperme se nuk qendrojne, Ylli Lsi_se. Ke harruar dhe nje pike ne kushtetute, si duket do keshe mbaruar ndonje shkolle plepash ose te ka dhene mesim Mark Marku me markagjonin e markajve. E para ne dime shqip me mire nga ti per ta lexuar kushtetuten dhe kjo vertetohet se ti ne nje pike ke thene qe kur nuk zgjedh dot kryeministrin, shperndahet parlamenti! Po kur kryeministri eshte i zgjedhur dhe mazhoranca nuk i ka 71 vota ne parlament, çfare behet?! Megjithate, Shqiperia ka kushtetute dhe ajo funksionon, pavaresisht se ty dhe presidentit tend nuk u funksionon mendja fare se te tille e ndertuan demokracine ne Shqiperi qe nga fillimi: e ndertuan per veten e tyre babezia bashke me ty qe i mbeshtete. Tani, thote Spartak Gnjela qe e ka kopjuar nga i madhi popull, çeçua ka biçak dhe biçaku te ben synet, por jo llafshen por komplet, prandaj SPAK-u eshte ai qe te ben synet dhe te kthen edhe ne kete gjendje qe eshte presidenti me gjithe faren e tij te deshtuar. le te presim ta shikojme ne vazhdim degjenerimin e tij dhe te atyre qe i vene pas. Ne, shqiptareve, te na rruaj bythen, presidenti dhe gjithe lukunia; do ti çojme tek vendi qenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje