Basha përgatitet për protesta, thirrje shqiptarëve: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

20 Shkurt 2020, 10:25Politika TEMA

Lulzim Basha duket se po përgatitet për protesta.

Ditën e sotme me anë të një statusi të bërë në Facebook ka thënë se sot me 20 shkurt është dita për të kujtuar studentët dhe qytetarët që shembën simbolin e Enver Hoxhës duke rrëzuar bustin e tij.

Basha ndër të tjera shkruan se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, pasi sipas tij çdo shqiptar 29 vjet më parë edhe sot ka ende një qëllim për të bërë Shqipërinë si Europa.

Ndërkohë, më 2 mars, opozita nën drejtimin e Ilir Metës do të protestojë në bulevard.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. 

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.

 Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. 20shkurt DiteMeTeMira” shkruan Basha.

1 komente në “Basha përgatitet për protesta, thirrje shqiptarëve: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”

  1. Tarasi says:

    Ti bushter po i mungon Shqipërisë që të bëhet si gjithë europa. Ti do e besh si gjithë europa me Berishën edhe metën.. Nuk është ide e keqe… Po a ka Kar me syze që të dëgjon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje