“Ç’lojë po luan Presidenca?”, mediat pranë kreut të PD-së: Mitingu i Metës kundër Bashës, më shumë sesa kundër Ramës

20 Shkurt 2020, 10:44Politika TEMA

Ilir Meta ka thirrur më 2 mars një  miting kundër Edi Ramës.

Për këtë, fillimisht ai thirri në një takim Lulzim Bashën, nga i cili, sipas raportimit të disa mediave, i ka kërkuar të mbledhë të paktën 10 mijë njerëz, që t’i shkojnë Metës në miting.

Publikisht Basha u shpreh pro Metës, por me sa duket gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.

Kjo, duke qenë se Basha i frikësohet faktorizimit të Ilir Metës, i cili, siç shihet qartë, po punon të marrë drejtimin e opozitës, pasi të shkarkohet si president.

Dhe një portal shumë i afërt me Lulzim Bashën, Lapsi.al, nënvizon pikërisht këtë gjë, që mitingu i 2 marsit, më shumë se sa kundër Ramës, është kundër Bashës.

“Lëvizja enigmatike e Ilir Metës, e shpallur me bujë, për një tubim popullor në mes të Tiranës në 2 mars, me shumë sesa një lëvizje për mbrojtjen e Kushtetutës, mund të jetë një pëpjekje për formëzimin e një fronti anti regjim në vend.

Pavarësisht se presidenti nuk zbuloi më shumë detaje për veprimet që ka ndërmend të ndërmarrë, duken pak të besueshme që veprimet e tij të cënojnë realish pushtetin pothuajse absolut të Edi Ramës, që vazhdon të kapë gjithçka.

Hipotezat që janë hedhur deri më tani në shtyp duken gati të parealizueshme.

Megjithëse e quan gjysëm Paralment, Meta jo vetëm nuk ka tagër ta shpërndajë Kuvendin, por edhe sikur ta kishte, askush nuk do ta përfillte, ashtu sikurse mazhoranca dëshmoi me derkretin e anullimit të 30 qershorit.

Edhe obsioni tjetër, ai i organizimit të një referendumi që mund të ndryshonte ndonjë nen kushtetues, ka pak mundësi të pranohet nga Rilindja, që ka në dorë gjithçka dhe që mund t’i fuste shkopinj nën rrota çdo lloj nisme të mbështetur nga qytetarët.

Atëherë për çfarë po luan Presidenca?

Më shumë sesa për të krisur pushtetin e betonuar të Ramës, Meta mund të dojë të rigjallërojë faktorët opozitarë të rënë në letargji si pasojë e politikave të Bashës.

Me sikuri që Ilir Metës nuk i ka pëlqyer as kapitullimi në tryezë përballë Damina Gjiknurit dhe as ofrimi i paqes para dy ngjarjeve të rëndësishme për Ramën: Konferencës së Donatorëve dhe  ridiskutimit të hapjes së negociatave nga vendet e BE.

Këtë luks një qeverie mund ti’a krijonte, vetëm një opozitë luajale e një vendi super normal.

Nisur nga këto pirueta të dyshimta që ka shfaqur Basha në betejën e tij me Ramën, ndoshta Ilir Meta nuk ka më besim t’i lërë atij monopolin e opozitarizmit ndaj regjimit.

Ndaj ai po fton vetë qytetarët në rrugë. Së pari, për ta kërcënuar një PD të nënshtruar se njerëzit mund të mos e ndjekin, po vazhdoi të sillet si qengji që do të pijë tek dy nëna, dhe së dyti, për të dëshmuar se kundërshtarët e këtij regjimi janë shumë më shum sesa njerzit që i binden Lulzim Bashës.

Prandaj lëvizja e 2 marsit, e shpallur si një përballje me kryeministrin dhe pushtetin e tij, mund të shihet edhe si një alarm për të zgjuar kreun e PD-së”, shkruan portali i drejtuar nga Shkullaku e Bushati.(TemA)

4 komente në ““Ç’lojë po luan Presidenca?”, mediat pranë kreut të PD-së: Mitingu i Metës kundër Bashës, më shumë sesa kundër Ramës”

  1. Nuk merren me veprimztarine dhe Grushtin e Shtetit qe ky mute presidnet
    e filloj qysh ne sekondat e para ,te qenit president ,
    madje pa hyr ala ne presidenc si rrace Tinzare qe eshte ,
    qe po terrorizon bashke me banden e sali berishen Shqiptaret ,
    duke thyer cdo Ligje e Kushtetute ,si nji gangsterr rrugesh ,
    nji njeri i inkriminuar e shumee Afere Korruptive qe i Trembet Drejtesisee
    qe me Shtetin e Politiken duket qe se lidh asgje ,
    pa asji lloj pergjgjesine jovetem per Postit ,
    por pa seriozitetin dhe
    rrespektin ndaj tij e vendit por edhe syve te Botes ,duke mos rrespektuar Ligjet dhe Shtetin
    duke i shpallur lufte (grushte Shteti )e thirrrur nxit popullin te rexoe Pushtetin ,si nji i Lajthitur – Drejtesise -Shtetit Ligjore

    ne vend qe ta perballin kte Mute Presidenti qe po i qit bojen ksaj Shqiperia per 30-vjet
    vetem e sabotojne ne cdo Drejtim ,dhe te tregohen konseguent e kerkojnee penalizimin e tij
    shofin e analizojne an Romantoke te Fshatarit kur shkel mbi glasat ne Kotecin e pulave ku edhe jeton !

    ‘—–
    mEDIA sHQIPTARE ESHTE E INKRIMINIÚAR ESHTE KRIMINALE JO THJESHTE NGA INJORANCA E SHPIRT LIGESIA E PERSONAVE
    QE E LEVROJNE POR EDHE SEPSE KY ESHTE KOCEPTI I TYRE MBI SHTETIN
    KRIMEE KORRUPION SERVILIZEM MAIPULIME TRADHETI DEGJENNRIM
    KJO ESHTE MEDIEA SHQIPTARE
    SHERBETORET ME BESNIKE TE KRIMIT NE SHQIPERI
    DHE CESURIMI QE I BEHET KOMETUESEVE -EESHTE THJESHTE PJES E KRIMIT MEDIATIK
    DHE SEPSE JANE FALLSO E TE PAAFTE TE KONFROTOHEN ME VETEN E TYRE DHE SHQIPTARET
    PRADAJ KEMI AKOMA NEE SHQIPEERI KRIMINELE SI MEETA E BEROSHA QE TERRORIZOJN SHQIPTARET
    PER PUSHTET E VILAT E TYRE DUKE I HKATERRUAR JETEN

  2. Dashamiresi says:

    Po ka te drejte presidenti qe perfaqeson mazhorancen dhe opoziten, dmth popullin ne unitet, te beje demostrata e greva? Mos shkel me te dy kembet kushtetuten vete presidenti dhe shton kusuret qe ta izolojne si te çmendur? Parlament duhet te mblidhet dhe te zgjedhi nje komision expertesh mjekesh qe ti bejne me detyrim analizen mendore dhe te percaktojne se duhet te qendroje apo jo ne ate vend. KJo, ma merr mendja do ta çfazonte fare, por ç’faj kam une se ai eshte i terbuar qe te mbuloje vjedhjet dhe krimet qe ka bere kur ka qene ne detyre!

  3. Shqiptari says:

    Posti honorifik dhe komprtencat e kufizuara që ka me Kushtetutë presidenti,e nxjrrin zbuluar z.Meta, si tē anshëm,palē,opozitar,nē kundërshtim tē hapur me kompetencat,dhe nē bazē të ligjit,parlamenti,menjēherë duht ta shkarkojë dhe izolojë.Tërë veprimet e z.president,kur Reforma nē drejtësi filloi të marrë formē,kur njerëzit e emēruar nga politika nē sistemin e drejtësisë,u flakēn jashtē sistemit,opozita dhe z.president,iu kundërvunë hapur Reformës.Kētu fillon loja e dekreteve të z.president në njërin krah dhe sulmi me molotov kundër institucioneve,nga opozita e bashkuar.Të trembur,në panik,nē kushte të vetmbrojtjes,pse jo nē luftē për shpëtuar kokēn,u hodhën tē gjithë në sulm.Por për çudi,opozita agresive që kërkonte pushtet nē tavolinë,që braktisi institucionet,që bojkotoi zgjedhjet,reformën elektorale,që do bënte revolucion dhe do hidhte Ramën në Lanë,uli armët,harroi misionin për Republikēn e re,harroi 339,184,harroi Gjushi,Damianin,dhe pa asnjē sqarim,u ul nē tavolinë me narkoshtetin dhe pranoi tē bisedojē pēr reformat.Nga kjo zbythje u mundua t përfitojē z.president,pēr tē marrë rolin e opozitarit.Duke abuzuar me Kushtetutën dhe mbrojtjen e institucioneve,i trembur nga nisma për shkatkimin e tij,z.president flak maskat dhe del hapur nē shkelje të statusit që gëzon me ligj.Caktimi i datës s zgjedhjeve bëhet me marrëveshje nga partitë elektorale,formalisht presidenti vetë e dekreton.Nuk ka asnjē shkronjë e çdekreton.Ministrat i emëron Kryeministri,formalisht betohen n presidencë.Emërimet në gjykatën Kushtetuese i bën KED harton radhën e gjyqtarëve,Kuvendi dhe presidenti nuk hetojnë,nuk bëjné veting,por zbatojnē radhën.Z.president nuk ka tē drejt tē deklarohet si palē politike,ështē pêrfaqësues i unitetit dhe shkel ligjin kur publikisht u turret palëve,sulmon,shanë ,etiketon dhe deri nē marrëzi tilla,fton opozitën”popullin e tij të “LSI”,fton Bashën dhe sejmenët e tij pa parti.Për çfarë? Për t sulmuar institucionet,tua marrë atyre që i kanē fituar me votēn e popullit dhe t’ia kthejē popullit të LSI dhe PD që janē larguar me votë nga këto zyra në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”Këtu nuk ka vend pēr tu menduar.Ligji duhet të veprojë.Z.President mund ta ketë me Ramën,do tē zëjē vendin e Lulit,përgatitet t kthehet n LSI,ka halle tbtjera qe e kan lënnpa gjumë.!Është puna e tij,por nuk mund tē lejohey q nē shkelje tē ligjit,ne momente kur bota na mbështeti,dhe pikērisht,kur jemi afër hapjes së negociatave, z.president braktis zyrën dhe fton popullin e tij opozitar,imagjinarë qē tu turren institucioneve dhe t’i çlirojnë nga banditët.Zoti tē rusjtē mendjen z.president.Ke nevojë pêr një psikanalist.

  4. O like o semure mendore says:

    NESE BENE PROTESTE DO ARRESTOHET PO NUK DO BEJE PROTESTE LIKE HAJDUTI ESHTE FRIKACAK NUK KA PUND KA GJETUR NJE HOMOSEXUEL SI BLUSHI DHE PENGOJNE NJERZIT TE PUNOJNE NUK KANE PUNE QENDRIJNE NE FB DHE MEREN ME FJALE PUNE LIKE FSHATARI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje