PD thirrje për protestë masive sot para Kryeministrisë: T'i tregojmë Ramës se çdo diktator e ka një cikël dhe rrëzohet

20 Shkurt 2020, 10:52Politika TEMA

Partia Demokratike do të organizojë sot në mesditë një protestë përballë Kryeministrisë.

Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi, shpjegon arsyet për A2 dhe bën thirrje për t’u bashkuar.

“Kjo protestë bëhet se për çdo demokrat 20 shkurti  është një ditë e shënuar, rrëzimi i shtatores të diktatorit, dhe këtë vit nuk mund t’i shmangemi protestës”, duke shtuar se simbolika e 20 shkurtit tregon edhe faktin që çdo diktator ka një cikël ku ngrihet dhe më pas rrëzohet.

Këlliçi tregoi detaje nga skenari i protestës, ku do të ketë  “headlines për Shqipërinë nga të gjithë gazetat dhe rivistat më të rëndësishme ndërkombëtare, që dëshmojnë degradimin e demokracisë në këto 7 vite, hapat pas për të drejtat e njeriut, kanabizimi i vendit, ekonomia më e dobët në Europë, ku 500 shqiptarë kanë ikur në emigracion”.

Shumë nga këto të larguar janë të rinj, që sipas tij nuk shohin asnjë perspektivë, dhe që në protestën e sotme do të kenë zë për të folur për problematikat e tyre.  Por protesta e sotme, për të,  jo domosdoshmërish përkon me rifillimin e sezonit të protestave të opozitës.

“Kjo pjesë është tërësisht e organizuar nga Forumi Rinor, përtej kushteve klimatike jo të favorshme dhe mungesës së suportit monetar. Nuk do të jetë protesta e vetme por sërish do të jenë pjesë e aksionit të të rinjve” thotë Këlliçi që më pas shton se “PD është ulur në tryezën e reformës zgjedhore, ku rezultatet priten brenda afatit të 15 marsit. Ne si parti udhërrëfyesin tonë e kemi tek 9 pikat e Bundestagut, ku zgjedhjet e lira janë kryefjalë”, në një situatë politike ku sipas tij i duket anormale edhe atyre që nuk votojnë për opozitën.

Për sa i përket apelit të presidentit për një ”besëlidhje” më 2 mars, Këlliçi sqaron se “presin detajet e thirrjes” , edhe pse dakordësojnë me shqetësimet e tij.

5 komente në “PD thirrje për protestë masive sot para Kryeministrisë: T’i tregojmë Ramës se çdo diktator e ka një cikël dhe rrëzohet”

  1. Ziguri i qorrit says:

    O koqe lyl ty nuk te dojne ne shtepi tande,jou vrou nuket met ander mensen in Nederlad.tung Akimi

  2. Tirona says:

    Ishalla mblidhen nja 100 veta se na ka mor malli !!!

  3. Fjalet e ktyre sharlataneve ,
    qe jane shndruar ne karagjoza
    qe kerkojn ti veshin uniforme e Diktatorit te Shpelles kundershtarit politike
    me terma idiotesh ,qe Realiteti ne Pushtet s’i misheron ,
    i been akoma me te urryer ,manipuluesta karagjoze ,
    qe spekullojne ne opinion me injorancen e tyre tinzare e te moraleshmit ,
    e te pafytrit perball ksaj Bote .
    Maskarenje Rames s’i shkon dhe se nxe , Kostumi Shpellarit tuaj .
    Prandaj kthehuni ne shpelle e ndizni zjarrin jo ne Tirane .

  4. Leci says:

    Ajde dhe mos u dhi gazit me të tillë karagjozë!

  5. Agim says:

    Lufta me keta zagar do filloj pa tjeter shkaku esht parta e perndimit per termetin kta zagar jan shum te nervikosur me vjen keq per njerzit e ndershem por zagaret nuk igiene gje se i kane shpatullat shum te grotta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje