Basha: Kurrë s’është vonë të kërkojmë ndjesë për mëkatet (një apel dhe për Berishën e Metën?! )

20 Shkurt 2020, 21:44Politika TEMA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është bashkuar mbrëmjen e sotme në konkursin për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci që po zhvillohet te Teatri Kombëtar, 29 vjet nga shembja e bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Basha kujtoi se si studentët rrëzuan bustin dhe dhanë shpresë për të ardhmen. Sipas liderit të demokratëve, ata i treguan një bote të tërë se shqiptarët nuk janë ata ku i kanë katandisur dhe dinë t’i bëjnë frerë babëzisë, atëherë kur duket se ajo nuk ka kufi.

Kryedemokrati tha se kurrë nuk është vonë të kërkojmë falje dhe të pendohemi për mëkatet, ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë lirinë.

“Kurrë nuk është vonë të kërkojmë ndjesë e të pendohemi për mëkatet tona personale, për mëkatet tona kombëtare, t’i kërkojmë zotit të na japë forcë, t’i tejkalojmë e së bashku si një komb, të përqafojmë edhe ne atë destin (fat) që perëndia na e ka dhënë para syve dhe na ka rrënjosur shpirtin tonë, destinin e vetëm të Shqipërisë, e qytetarëve, të Shqipërisë si gjithë Europa, të Shqipërisë së artit, të Shqipërisë së kulturës.

Zoti ju bekoftë ju qëndrestarë kurajozë që rrëzuat diktaturën, bashkë ta ndezim flakën e shpresës për çdo shqiptar dhe në këtë natë të ftohtë të 20 shkrutit 2020 le të betohemi së bashku se shpritrat tanë, forca jona, mendjet tona dhe trupat tanë do jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë, të siguriojë liri dhe dinjitet, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë”, theksoi ai.

8 komente në “Basha: Kurrë s’është vonë të kërkojmë ndjesë për mëkatet (një apel dhe për Berishën e Metën?! )”

  1. Am says:

    Paska kaluar ne plan mistik me mekate dhe shpirtra. Po ata qe i vrave ne bulevard o qen bir qeni. Po ata qe dogjet ne gerdec. Po ata qe i shoi 97 e ata qe po heqin armet e shperndara ne gjithe skajet nga berisha yt. O kafshe

  2. Ndroqi says:

    Ky dhe padroni I tij Sali mut muti i kan sjelle shume fatkeqesi shqiptareve.

  3. myzaferi says:

    Jo, zoti Basha, mekatet lahen duke u gjykuar dhe denuar se kur s’je i zoti qe ta besh punen, lerja nje tjetri qe s’ben mekate. Ngelet nje jete si qen te tredhur dhe po mbani nje popull ne tutele duke u treguar edhe pas 30 vjetesh diktaturen. Po ju çfare jeni?! Kriminele, hajdute, genjeshtare dhe barbare.

  4. ben says:

    Mekatet tuaja dhe te legenave te tjere te mender opozites nuk i lan as uji oqeaneve. Vetem burgu ju ben fajde juve, Metes e Berishes me shoke.

  5. Shinjestra says:

    U mortja qe nuk te ha me gjithe mekatet.Ju jini kembe e koke te zhytur ne gjynahe me popullin e pafajshem ne te gjitha fushat e jetes.As lumi nuk ju lan.Populli nuk i harron mekatet e pd-ke dhe te LSI-s.

  6. Ledio says:

    Kurre nuk eshte vone te kerkojme ndjese per mekatet , po teper vone te dorezojme leket e vjedhura…?

  7. Rafaeli says:

    Autokritika gjithmone eshte e mirepritur , panvaresisht se vihet ne diskutim sinqeriteti dhe pastertia e saj , ne autokritiken tende ka nje kokteil te cuditshem , kisha , besimi , zoti , perendia …… kur ben autokritik , nuk e ngateron ate me te tilla , pasi humb vleren e saj .
    Eshte shume ellogjikshme qe do te distancohesh , ajo kuptohet fare lehte , por autokritika jote te kujton ate perallen e ujkut qe kish lyer kemben me miell te bardhe qe te futej ne kasolle …………

  8. I PENDUARI says:

    Po jane shume mekate, o i penduar nuk lahen me nje ndjese , mire ben te behesh bashkepuntor i drejtesise, se ti duhet te dish ca gjera dhe me qe je kryetar i nje partie qe seline e ke ne toke e XANUN (ShQUP) ,po qe se ke seriozisht , ketheje tek pronari i ligjshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje