Biznesmeni Apostol Goci ishte dje i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ku ka rrëfyer historinë e veçantë të Muhamet Hoxhës, diversanti që hyri më 3 korrik të 1951 në Shqipëri, së bashku me 200 ushtarë të tjerë, për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.
Goci tregoi se me Hoxhën ishte njohur në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 20 vjeç dhe punonte në ndërmarrjen e bonifikimit në Gjirokastër.
I sapo liruar nga burgu, Muhamet Hoxha, edhe ai nga Gjirokastra, nuk kishte hyrë në asnjë prej dhomave të punëtorëve pasi kishte qenë i dënuar. Goci tregon se mori diversantin në dhomë dhe që prej asaj dite u krijua një raport i veçantë miqësie midis të dyve.
“Unë e pyeta- tregon Apostol Goci- nuk ke frikë se mos të spiunoj? Jo, mu përgjigj, ti ke bërë një veprim që nuk e kam parë as jashtë vendit.”
Muhamet Hoxha u largua si zogist nga Shqipëria dhe qëndroi pë një kohë në Gjermani. Pasi u mor nga ushtria e Bashkimit Sovjetik, u dërgua në Stalingrad (Shën Peterburg) për të punuar.
Por duke qenë se nuk punonte dot në rindërtimin e qytetit, Hoxha u arratis për t’u vendosur në Bari të Italisë.
Në qytetin italian, përtej brigjeve të Adriatikut, Muhamet Hoxha dhe grupi që mbështeste mbretin Zog organizohen për të rrëzuar regjimin e diktatorit Hoxha. Ata u trajnuan nga agjensitë e specializuara amerikane, të cilat i nisën më pas drejt Shqipërisë.
Më 3 korrik të 1951, Muhamet Hoxha hidhet në Delvinë, por aty identifikohet nga forcat e sigurimit, të cilat e arrestojnë.
Gjyqi iu bë në kinemanë 17 nëntori në kryeqytet, ndërkohë që Goci tregoi në emisionin se çfarë kishte deklaruar Hoxha për këtë moment.
“Unë erdha që t’i jap demokracinë këtij populli, populli bërtet jashtë “në litar, në litar”, – rrëfen Goci, fjalët e diversantit.
Muhamet Hoxha u dënua fillimisht me pushkatim, por pas reagimit të ashpër të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dënimi i ndërrohet në 25 vite burg.
Apostol Goci tregon se Hoxha u dërgua në burgun e Burrelit dhe qëndroi aty për 10 vite ku u njoh edhe me Pjetër Arbnorin, që pas rrëzimit të komunizmit do të bëhej kryetar i Kuvendit.
Por në emision ai tregoi edhe për jetën e diversantit në vitet e tranzicionit dhe angazhimin që shfaqi për të Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
“Pasi u prezantua me zyrtarë të Ambasadës- tregon Goci- Muhamet Hoxhës iu dha një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, që në vitet 1990 ishte një shumë e konsiderueshme.”
Diversanti ndërroi jetë në shtëpinë e mikut të tij në korrik të 1994-ës.
Muhamet Hoxha ne korrik 1951 nuk fut me 200 ushtare ne zonen afer Delvines ne Shqiperi por u hodh vete i trete me parashute.U kap ne Kardhiq i plagosur dhe u denua me 25 vjet etj.Njihem me A.Gocin nga Selcka Gjirokaster.Me vellane e tij te ndjerin Pandeli kam qene shok shkolle i ngushte ne Libohove.Me vjen keq por Apostolii nuk eshte i besushem dhe korrekt ne ato intervista qe jep ne TV.Megjithate i uroj shendet e gjithe te mirat.A.M.Fier.
E paska falur Enveri se protestuan organizatat per te drejtat e njeriut.O u pjerdhshi me gjithe traplliqet tuaja.
Fredi-je i madh. Je i madh. Kur po lexoja kete shkrim, po mendoja te njejten gje. Enveri nuk pirdhte per shtete te fuqishme, se sa per keto palo organizatash as qe u hidhte qyrret. Nuk e kuptoj kete seri shkrimesh tek TEMA qe u jep hapesire armiqve te vendit qe erdhen si diversante per te vrare e djegur. Po te ishin trima keta birbot, nuk largoheshin nga vendi, por luftonin deri ne fund kunder regjimit gjakatar enverist. Ne vend te kesaj, erdhen naten per pune te pista. Te mos e duash nje regjim, nuk do me thene qe te behesh mercenar i te huajve kunder vendit tend.
Sa per korretesi, ambasada amerikane nuk jep dollare ashtu si thote ky zoteri. Nuk ju ka dhene as atyre qe ishin shume me me rendesi se Muhamet Hoxha. Eshte nje rast kur ne mbarim te viteve 50te nje eksponent bukur i njohur i emigracionit, qe kishte bere deversione disahere ne Shqiperi, pasi perfundimisht vendoset ne SHBA i kerkon ndihme financiare zyrtarit te sherbimit sekret amerikan te cilin e njihte personalisht. Pergjegjja e ti per shqiptarin ishte: Pse te shperblehesh, ti ke bere perpjekje per atedheun tend te clirohet nga diktatura komuniste jo per shperblim. Andaj mjaft me fabula te diversateve, sigurimcave dhe agjenteve sekret ….
Oj nane Diversanti ne bahce krpakrrup ne lakrame
NUK SHIKOJME ASGJE INTERESANTE NGA KETO QE THOTE KY “BISNESSMENI” ketu…..Por duket se ka Shume Genjeshtra…p.sh..Arrastisja nga Bashkimi Sovjetike dhe Vendosja ne Itali..si u Be???????????????????????