Ky është zoti “Nokia”, njeriu që ka 2371 telefona celularë

21 Shkurt 2020, 13:10Lifestyle TEMA

Jayesh Kale ka në pronësi saktësisht 1271 telefona celularë, pjesë më e madhe e të cilëve të markës “Nokia” dhe të gjithë punojnë ende.

Kale zotëron kështu koleksionin më të madh të këtij lloji në Indi, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ëndrra e tij është që të futet në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Në shtëpinë e tij në Thane, Indi, telefonat i gjen kudo, në dhomën e ndenjes, atë të gjumit, në sirtarët e kuzhinës e madje edhe në gardërobën e gruas së tij, e cila nuk shfaqet shumë e lumtur për këtë pasion të të shoqit.

Por Kale i dashuron shumë telefonat. “Janë fëmijët e mi”, thotë ai. “Bëhem shumë keq për telefonat. Nuk mund as të shoh kur dikujt i bie nga dora telefoni im, nuk e duroj dot që dikush t’i gërvishtë”.

 

1 komente në “Ky është zoti “Nokia”, njeriu që ka 2371 telefona celularë”

  1. gagaga says:

    Ia ke vene Pinin gabim në titull o shoku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje