Mjeku popullor nga Tirana që shëron me të prekur. 5000 euro për të ngelur shtatëzanë

21 Shkurt 2020, 21:05Sociale TEMA

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj, pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave.

Gazetarja e Fisk Fare kontaktoi me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një lokal, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje.

Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.

Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra.

8 komente në “Mjeku popullor nga Tirana që shëron me të prekur. 5000 euro për të ngelur shtatëzanë”

  1. Spartakos Thraks says:

    Kjo histori më kujtoi atë skeçin me Ceken që ishte roje tek kryqëzimi hekurudhor dhe lekundte fanarin. Ka akoma njerëz që i besojnë këto gjëra në vitin 2020. Humor me fadrom.

    1. vang says:

      PO GJETEN BUDALLENJ PSE MOS TE BEJNE TE TILLA MASHTRIME??????

  2. filja says:

    Edhe Ilir Meta mendohet se do lere me barre LSI-ne, se Monikes mendohet nuk i punon.

  3. myvela Dervishaj says:

    Uaaaa,,,Uaaaa…akoma vazhdojne me keto lloj budallalleqe?
    Futeni ne burg kete bastard !

  4. Pyka says:

    Më mirë ky……..të jetë president….hahahaha e bëka një punë….hahahaaaaa

  5. degelisi says:

    Me injorant keta qe shkruajn ne Tema dhe redaksia qe lejon idiotizma te tilla

  6. Zigur Qarri says:

    O INJORANT
    O MASHTRUES
    O IDIOTE
    NGA CILA SHPELLE KE DALE NGA AJO E VICIDOLIT

  7. Kafshet antike te Albanistanit says:

    Si doktor Mortje Berisha.. tha do sheroje popullin nga kamunizmi me nje te prekur.. i mjeri popull u zgjua pa breke, me nje kallash ne dore, mje gisht ne [email protected] dhe me Monen e Likes qe i bente reklame shkumes se rrojes ne televizor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje