Trump kritikon dhënien e Oscar-it filmit koreano-jugor

21 Shkurt 2020, 10:36Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi dje dhënien e çmimit Oscar një filmi koreano-jugor, me titull “Parasite”.

Në një tubim elektoral për rizgjedhjen e tij, në Colorado Springs, Trump pyeti turmën “A e dini sa e keqe ka qenë këtë vit ceremonia e Çmimeve Oscar?”.

“Ne kemi mjaftueshëm problem me Korenë e Jugut, në lidhje me tregtinë dhe, përpos kësaj, ata shkojnë dhe i japin edhe çmimin e filmit më të mirë të vitit?”, u shpreh presidenti.

Transmetuesi amerikan i filmit, Neon, replikoi në Twitter ndaj komenteve të Trump-it, duke cilësuar se skepticizmi i Donald Trump ndaj një filmi me titra është i kuptueshëm, sepse ai nuk di të lexojë.

Trump, presidenca e të cilit është ndërtuar mbi sloganin “Amerika e para” e vazhdoi fjalimin duke këmbëngulur në parapëlqimin e tij për klasikët e mëdhenj të epokës së artë të Hollivudit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje