Kryeministri Edi Rama deklaroi nga aktiviteti “Një kontinent një e ardhme”, se procesi i integrimit në BE është bërë i vështirë, dhe se për të vegjlit rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara.
Sipas tij vendet skeptike e kanë problemin me vetë BE dhe jo më vendet kandidate për në BE.
“Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë gjithnjë e më tepër i vështirë, dëshpërues për vendet që janë në radhë për tu anëtarësuar.
Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet në radhë. Nëse do shihni procesin si ka shkuar për Polonin, apo për ata që kanë qenë kandidatë më parë, për integrimin dhe po ta shohësh tani është bërë gjithmonë më tepër i vështirë për shkak të kërkesave që janë bërë më të detajuara dhe ndonjëherë edhe kufizuese.
Megjithatë është në rregull, por duhet të vijë një pikë kur i vjen fundi sepse është si një ushtrim i cili nuk ka fund. Në çdo moment, kur 1,2,3,4 apo 5 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre dhe duan të thonë jo, ato e kanë mundësi që të gjejnë pretekst duke iu drejtuar gishtin vendeve të cilave u thonë jo. Jo për shkak të vendeve, por për shkak të problemeve që kanë ato.
Do të doja të thoja që e shoh Francën, ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, sepse presidenti Macron ka një qëndrim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja. Ajo çfarë po thonë është që Evropa siç është nuk funksionin. Nuk është një mënyrë për ti rënë vërdallë.
Lajm i mirë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në metodikën e anëtarësimit që duket sikur janë të mirë për vendet, për komisionin dhe unionin. E ndoshta do ta bëjë procesin shumë më të qartë dhe më të drejtë.
Dimë që djalli fshihet tek detajet. Përvoja na ka treguar se për më të vegjlit dhe më të dobëtit rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara, ndërkohë që për të pasurit ka gjithmonë një rrugë.”– tha Rama. (TemA)
Integrimi ne BE eshte i veshtire per drogaxhiun D’Rama dhe banden e “rilindjes”,por jo per shqiptaret e thjeshte,puntore dhe
te ndershem.Mbi nje milion shqiptare jan integruar ne vendet Perendimore,vetem 14-15 kokrra jo,Edvind D’Rama dhe disa te tjere
qe Edvini i beri Deputete dhe Kryetare Bashkie,nuk u integruan dot.Dhe keta qe nuk arriten te integrohen,moren ne dore politiken
shqiptare,duke bllokuar hapjen e negociatave te Shqiperise me BE-n.Maqedonia u penalizua per shkak te bandes se”rilindjes”.
Nese nuk largohet skiozofreni drogaxhi,qe i ka dale boja si mashtrues tek partneret perendimore,nuk fillojn negociatat.
http://www.fatf-gafi.org/publications/high-risk-and-other-monitored-jurisdictions/documents/increased-monitoring-february-2020.html