VIRUSI/ Shtatzëna mes të infektuarëve me koronavirus: Zgjedhje individuale apo propagandë komuniste në Kinë?

23 Shkurt 2020, 08:10Bota TEMA

Pamje që tregojnë një infermiere që kujdeset për pacientët me koronavirus duke qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë në një spital të Wuhan, kanë ngjallur zemërim në mediat sociale.

Shumë njerëz kritikuan drejtuesit e spitalit për lejimin e gruas shtatzënë që t’u afrohej të infektuarve. Në komente, dënohen eprorët e saj për përdorimin e një gruaje shtatzënë për propagandë.

Bëhet fjalë për infermieren Zhao Yu, i cili punon në repartin e ambulancave të Spitalit Wuhan. Pamjet tregojnë se ajo po ecën nëpër korridorin e spitalit edhe pse është në muajin e nëntë të shtatzanisë. Ajo u filmua më pas duke marrë një mostër nga një burrë që u transferua më pas në departamentin e pacientëve me ethe. Një paciente paralajmëroi motrën e saj që ajo të qëndronte larg të sëmurëve sepse ishte shumë e rrezikshme.

Zhao Yu thotë se familja kundërshton punën e saj në spital. Por ajo është e bindur që me shembullin e saj ajo po kontribuon në luftën kundër koronavirusit, raporton BBC.

Videoja, e cila supozohej të ishte lështuar si funksion të inspirimit për guxim dhe sakrificë, është dënuar nga një pjesë e publikut. Përmendet gjithnjë e më shumë se ajo është propagandë nga autoritetet kineze.

“A mund ta ndalojmë këtë? Gratë shtatzëna nuk duhet të jenë në vijën e parë”, thuhet në një koment.

Komentuesit u kërkojnë zyrtarëve që të mos përdorin skena të tilla për qëllime të propagandës politike.

“Një mesazh si ky është një kërkesë e verbër për gratë që të luftojnë epideminë, pavarësisht nga pasojat”, thuhet në një koment në platformat sociale.

Më shumë se 2,200 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë, dhe shumica e pasojave  fatale janë raportuar në Wuhan. /tesheshi/

 

A 9 months pregnant nurse is still working at the frontline to cover the #WuhanCoronavirusOutbreak in China??

posted by @ChinaDaily Seems like they realised this isn’t a heroic story outside of China and they delete it! No applause for this nurse now? pic.twitter.com/Q6EfoSPVUb

— Happening Now (@HappeningNow__) February 19, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje