Meta i shpall zyrtarisht "luftë" Ramës: Në 2 mars në sheshin e betejës së vërtetë, shqiptarët të bashkohen me mua që të mbrojmë drejtësinë

24 Shkurt 2020, 13:24Politika TEMA
Meta i shpall zyrtarisht "luftë" Ramës: Në 2 mars

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se është duke vlerësuar prova të tjera kundër mazhorancës.

Meta shprehet se është i vendosur të vijojë shpartallimin e tentativës së grushtit të shtetit që ai mendon se ekziston.

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptarë të ndershëm dhe patriot, kryedetyra dhe misioni i presidentit të Republikës.

Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë sesa ky akt mafioz ku së fundi në bazë të provave zyrtare rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që përmes shkeljes së kushtetutës, shkeljes dhe dhunimit të shumë ligjeve, dhe falsifikimeve të mirë provuara, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze një kompetencë që kushtetuta ia jep vetëm presidentit, me qëllim garantimin e një gjykate kushtetuese jo si garante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, por si një polici anti-kushteutese për të dhunuar të drejtat e shqiptarëve në të ardhmen.

Këto prova, fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vet presidenti. Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra shumë të qarta për të cilat do të kemi komunikim publik, është dorëzuar për tre titullarë të lartë të ministrisë së Drejtësisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë. 

Ne po vlerësojmë prova të tjerë që disponojmë dhe që po na vijnë dhe persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin jo vetëm të kësaj tentative së grushtit të shtetit por edhe përpjekjes për ta përfunduar me ligjin antikushtetues për të kthyer gjykatën kushtetuese, nga kjo bandë tepër e rrezikshme. ndaj më 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë se janë me kushtetutën jo me presidentin Ilir Meta, shqiptarët nuk do tolerojnë më askënd të dhunojë kushtetutën që e miratuan me referendum.

Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar që dëshiron të jetojë në liri dhe ku ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës të shkelet kushtetuta në këtë mënyrë, të ketë tre vjet pa gjykatë kushtetuese, për ta kapur në mënyrë mafioze siç tregojnë faktet, të ketë mbetur një minutë pa gjykatë të lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkundi një grusht i tillë shteti. Puna vazhdon provat vazhdojnë, impilikimi vazhdon të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që di të zhbëjë shtetin”, tha Meta.

 

22 komente në “Meta i shpall zyrtarisht “luftë” Ramës: Në 2 mars në sheshin e betejës së vërtetë, shqiptarët të bashkohen me mua që të mbrojmë drejtësinë”

  1. Beni USA says:

    Hapu dhe te futem, hajduti bertet kapeni hajdutin! Ky eshte kapur publikisht duke vjedhur, dhe tani ka kurajon te na mbroka nga grushti i shtetit, eh cfare nuk bo vaki ne Shqipni.

    1. Montana says:

      Po pse more liro floriri keshtu do shpetosh ti nga zullumet qe ke ber te nxjeresh njerzit ne bulevard te behen kurban per ty te shpetosh ti dhe monka qe na I duani shqiperin shume dhe u vjen keq.populli po nuk e ka kuptuar se kush jeni ju le te dali te behet kurban per karriket tuaja

  2. Aq says:

    Iliri Florir antare i familjes mafjoze BYREKU me bashkpunuese ne krim me Monika Çizmen duan destabilizimin e vendit sepse do u ngelet macja qe kane ne shtepi pa banjo nga sekuestrimi i pasuris e konfirmuar kjo nga BE DHE USA.

  3. Trendelin says:

    PROBLEMI ESHTE SE KY KLLUF K …VETE FLETE VETE PERGJIGJET
    ASKUSHE NUK E LLOGARIT ME JO PER PRESIDENT PO AS PER NJERI TE GJALLE ESHTE I ABANDONUAR NGA TE GJITHE.
    I KA NGELUR FB CIM PEKA BESI XHENSILES DHE NIKOLL LESHI

  4. Miga says:

    Furtun në gotën e Ilir Metës
    I janë errur sytë,për të pak rëndesi ka realisht zbatimi i korrnizës kushtetetuese mjafton të mbrohet familja biologjike Meta.

  5. MACOKU says:

    HAJDE DIL NE SHESH BASHKE ME FEMIT ETUJ QE I KE NE LONDER DHE PASA KERKO DORE E POPULLIT OR HAJDUT

  6. Rrok Cubi says:

    Mos e rruj hic,se aty i ke

  7. ida says:

    As ata qe ka afer nuk po i binden, shkon vete e ben postjerin!

  8. Ndroqi says:

    Ne dy Mars ndahet shapi nga sheqeri,kush eshte hajdut shkon ne shesh me Meten,kush eshte ne rregull shikon punen e tij.

  9. ronny says:

    Ore ju te ministrise se shendetit publik,,, po flini apo jeni hutuar nga coronavisusi qe vjen verdalle,,,ketu kemi te bejme me nje shtetas qe ne gjendje te rende mendore po llap kodra mbas bregut, po flet per akte dhe grupe diversantesh qe jane krijuar ne celula te ndryshme me pseudonimin “rilindja” dhe po behet gati per te nisur grushtin e shtetit kunder vetvetes,,,, ore thua e bejne kete gje keto grupet diversioniste,,, po ore po sipas ketij te lenit nga trute, ata jane gati te vrasin vetveten se skane ke vrasin tjeter ne pushtet se ata vete e kane,, mos more,,,,,edhe ne budallenjte popull fleme mbi bajga dhe skuptuam gje fare,,,,,epo kot skane thene Likes duhet tja degjojme ndonjehere fjalen se ate kemi te yshtyr dhe te pluguar nga trute fare,,,,sdi cte bej,,, me tha njeri, te bashohem me diversantet e rilindjes,, apo te rri prane Likes se tani ka nevoje per shume shtrengime ai, se eshte ne piken ku sman me,, apo ndoshta ti afrohem pa u ndjere atyre trimave te PD, po ku ku ti gjeje ata, mmm hall i madh me ka zene,,,ja po rri e po pi nje kafe te mire te Kulla COIN aty lart ne verande e po shoh cdo bej ky i ndrituri Like,,,,hajde gjeje kete pune,, ndoshta Likja do na coj ndonje mesazh te mencur me stilin e vet…..hajde shohim e bejme heheheheh

  10. Lanabregesi says:

    Shqipo,qendroni large Koronovirusit Meta,large familjes mafioze presidenciale,large bandes hajdute te Ilir Metes.

  11. Shqiptar says:

    Te mbrojme Ilir Meten nga drejtesia. Te gjithe ne shesh me 2 Mars. Rrofte Demokracia. Poshte Edi Rama.

  12. Juliani says:

    Nese “Liria”, do te vinte nga ju dhe tet shoqe, hitleri do ishte sot ne mendjet e popujve si shpetimtari i njerezimit. Nuk ke ndonje ndryshim te madh, ai vrau shum ti, aq sa munde, ai vodhi floririn ti, vodhe floririn, ai donte te sundonte ti, don te sundosh e te perçash, ai shkonte ne mal e ne liqene me keshilltaret ti, ne mal ne liqene me qim peken, ai vrau veten ti, kerkon ta besh zjarr vendin ne lufte shqiptaret me shqiptaret, pastaj te vrasesh veten, jo nuk te perkrahim, duam te shikojme para drejtesise si, shantazhues, si vrases dhe vjedhjes se pasurise kombetare. Kjo eshte deshira e shqiptareve e pritur prej vitesh.

  13. sali says:

    Ne qofte se Saliu shkateroi shtetin.Ky shkateroi drejtesine ne shqiperi duke e koruptuar

  14. Dajti USA says:

    E ka kap paniku,keshtu eshte kur bene shume zullume,te vinte mire kur vidhje,po ja vjen nje dite qe duhet te japesh hesap,je bere gazi I botes o klloun rrugesh.

  15. Para e madhe po hidhet per te dale ne Bulevard me 2 Mars pas Ilir Betes e bandave te Tij dhe Sali Berishes, dere me dere me Forumet Rinore dhe Militante te LSI dhe PD. Ne Pallatet dhe Shtepite qe kane Camera, shikon se si Grupe nga 3 ose 4 veta me canta Laptopi trokasin ne cdo dere dhe fillojne “Lutjet” ne mbrojtje te “Kushtetutes” dhe pernjehere shihet parate qe ju ipen atyre Qytetareve qe dhe i marrin. Kot nuk thone: PARAN MERRE, POR NDERIN MOS E NJOLLOS. Per keto raste mjafton nje aksion i Policise se Rendit per te konfiskuar e kontrolluar DVR e Camerave te Pallateve dhe Shtepive ne Tirane dhe qytetet e tjera, ku ka po te njejtat sinjale se, Grupe te Militanteve me ne krye ish-Deputete te LSI dhe PD, perpos dere me dere dhe parave bejne dhe kercenime.

  16. M b says:

    Bes kallaku pastron leket e president mafiozit bashk me qim peken dhe Nikoll train

  17. LSI éshté BANDÉ KRRIMINALE e KORRUPTUAR me KoronaVirus says:

    Like HAJDUTI bashké me KOPENÉ me 200 DOBIÇA HAJDUTÉ DORÉZO GJÉNÉ e VJEDHUR , sepse do té SYRGJYNOSI AMERIKA né fund té OQEANIT !!

  18. Life is game says:

    Njeriu Ilir!
    Nuk ka vend ne Europe qe pa dal ligji e paragjykon dhe deklaron se nuk do akreditoj ! Se une jam president dhe beje cfare te dua!
    Shkarkimi eshte pak per ty! Sepse perflitet dhe koha ka treguar se Cv jote eshte mbushur krime, histori vjedhjesh( i perfolur per floririn) dhe korrupsioni (7%, cez, vila ne Lalez dhe pallati ne bllok), etj.
    Dhe ti e kupton besoj se duhet te shpjegohesh. Nje gote vere me SB nje nate para gjyqit me gjyqtar te S. nuk te bene te pafajshem. Po keshtu fshatari dhe gomari ne Kerrabe, nuk ta heqin pergjegjesine dhe dyshimin per vjedhjen e floririt! Perflitesh per fshehje pasurie dhe makinacione dero ne Londer. Qytetaret ne per kafene apo biseda vleresojne pasurine tende disa qindra milion! Ke shume erresira! Duhet ti sqarosh publikut qe te ndjek! Ti dhe jot shoqe s’po e beni! Atehere ti e kupton ae me statusin per shkarkim besoj se kete sqarim per ne duhet ta beje BIH dhe SPAK. Ne qytetaret po presim te sqarohemi nga keto dy organe te Reformes. Ti nuk e ke bere deri tani!

  19. Salbeu says:

    Për çfarë drejtësie flet ky kokqyp sepse po të kishte drejtësi sot ky tipi që ndyen karriken e presidentit duhet të ishte në burg me sapun në dorë

  20. Montana says:

    Po pse more liro floriri keshtu do shpetosh ti nga zullumet qe ke ber te nxjeresh njerzit ne bulevard te behen kurban per ty te shpetosh ti dhe monka qe na I duani shqiperin shume dhe u vjen keq.populli po nuk e ka kuptuar se kush jeni ju le te dali te behet kurban per karriket tuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje