VIDEO/ Frika nga koronavirusi, radhë “kilometrike” për të blerë maska në Korenë e Jugut

24 Shkurt 2020, 22:30Bota TEMA

Maskat e fytyrës janë dhe ndër objektet më të kërkuara kohët e fundit nga shumë shtete, si një mënyrë për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Në një qytet të Koresë së Jugut, ka pasur dyndje të qyettarëve të cilët kanë pushtuar rrugët për të marrë një maskë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një numër i madh njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu të hënën, me qëllim sigurimin e një maske mbrojtëse.

Deri më tani Koreja e Jugut është dhe vendi me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, jashtë territorit të Kinës.   Ndërkohë  deri më tani në Korenë e Jugut janë regjistruar 760 njerëz të infektuarve.

2 komente në “VIDEO/ Frika nga koronavirusi, radhë “kilometrike” për të blerë maska në Korenë e Jugut”

  1. Shefqet Cela says:

    SA RREGULL QYTETAR.
    SA KULTURE NE RADHET.

  2. pjeter says:

    Nuk eshte korrekt ajo qe shkruani,Radhet e gjata ,per me shume jane per te blere ushqime ne zonat me karantine,ku ç’do gje eshte e mbyllur,veç disa sherbime tregetare per nevojat kryesore,si ushqimi,ku po ndofhe edhe ne itali ne zobat me karantine,ne supermerkat,fut jo me shume se 30- 40 vete,dhe te gjithe me maska,duke bere pazarin me shpejt qe te jete e mundur.Jane gjera me se normale besoj ne kete rast,edhe tregon nje fare organizimi shembullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje