Nuk ndihej mirë, shoferi italian i autobusit përhap panik në Francë

24 Shkurt 2020, 19:37Bota TEMA

Një shofer italian autobusi që nuk ndihej mirë ka përhapur panik në Francë, pasi arriti në stacionin e Lionit nga Italia, vendi ku kanë vdekur 6 persona nga koronavirusi.

Policia franceze konfiskoi autobusin që vinte nga Milano pasi shoferi kishte shumë kollë.

Pasi ndenjën për dy orë në autobus, të gjithë pasagjerët u lejuan që të zbresin, por u futën në karantinë në stacionin e autobusit, ndërkohë që shoferi u dërgua në spital për t’u kontrolluar nëse ishte prekur apo jo nga koronavirusi.

Frika në Lion vjen disa orë pasi një pasagjer italian u ndalua nga autoritetet në Mauricius nga frika e virusit, ndërkohë që dhjetra të tjerëve iu dhanë dy zgjidhje: të ktheheshin në shtëpi ose të hynin në karantinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje