Italia është në Evropë vendi më i rrezikuar nga Koronavirusi, ndaj qeveria italiane ka ndërmarrë masa drastike. Në disa zona jeta publike gati është paralizuar.
“Qëllimi është që të mbrojmë shëndetin e popullit “, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një takimi të shtabit të krizës me autoritetet civile të mbrojtjes në këtë vend.
Rajonet më të prekura nga virusi COVID-19 do të rrethohen. Popullata nuk do të lejohet të futet dhe as të dalë nga këto zona. Banorët e zonave të rrezikuara mund të lëvizin vetëm në “rastet e veçanta”.
Ai që përpiqet t’i kalojë barrierat, cënohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatë kërkon një mirëkuptim të popullatës së atjeshme.
Conte ka paralajmëruar mbylljen e sipërmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndërkohë edhe karnavalet në Venecia. Ndalimi i lëvizjeve në zonën e Shengenit deri tani nuk është parashikuar, theksoi kryeministri.
Hotspoti evropian
Deri tani nuk janë regjistruar në asnjë vend tjetër evropian kaq shumë raste të infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Në Itali janë regjistruar gjithsej 150 raste.
Nga pjesët veriore të Italisë, në rajonin Venecia dhe Lombardi, ka pasur edhe 4 raste të vdekjes. Për krahasim: Në Gjermani janë regjistruar deri tani 16 raste të infektimeve, në Francë 12, ndër të cilët një person ka vdekur.
Shpërthimi i infektimeve në Lombardi ka ndodhur pas infektimit të një 38-vjeçari i cili po trajtohet në një spital në qytetin e vogël Codogno.
Se ku është infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se është infektuar nga një mik kinez, i cili është kthyer së fundmi nga vendlindja e tij në Itali.
Por kjo nuk është konfirmuar. Ndërkohë që për ardhjen e virusit në Venecia dyshohen afaristë kinezë, të cilët kanë ardhur atje. Një rast në rajonin Piemont është regjistruar pas kontakteve të tij me njerëz nga Lombardia.
Organizata Botërore e Shëndetësisë WHO, shprehet e shqetësuar për paraqitjen e rasteve të infekimeve më virusin COVID-19 tek personat, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje me Kinën. Ndërkohë dyshohet se koha e inkubacionit mund të jetë shumë më e gjatë se dy javë. Kjo do të vështirësonte përpjekjet për parandalimin e epidemisë.
Ushtaret ne sheshin e boshatisur "Duomo" ne Milano
Ushtaret ne sheshin e boshatisur "Duomo" ne Milano
Te gjithe me maska ne Itali
Te gjithe me maska ne Itali
Edhe policet qarkullojne me Maska
Sheshi "Duomo", Milano
Sheshi "Duomo", Milano
Rruge e boshatisur nga frika e koronavirusit
Te gjithe me maska ne Itali
Treni per milano, bosh
Turiste ne Venecia
Kontroll i rrepte ne dogane
Ne supermarket me maske
Edhe policet qarkullojne me Maska
Rruge e boshatisur nga frika
Rruge e boshatisur nga frika
Njerezit kane frike te dalin ne qytet
I keni bere lesh e li fotot, katunare.
Me vjen keq qe shikoje keto lajme te pa verifikuara. Un qe po ju shkruaj jam aktualisht ne piazza duomo. dhe si un shum shqipetar te tjere. Te konformoje ne cdo cast me fakte qe Milano nuk eshte qytet fantazem,
Tema duket sikur thotë: hë, mblidhuni në 2 mars, po jua mbajti bytha! Po kot e ka, çfardo që të bëjnë, më shumë se 100-200 vetë nuk mblidhen. Ju është mërzitur bytha njerzve me këtë sjellje politike të opozitës.