“Koronavirusi u krijua në laborator, është një armë lufte biologjike”

24 Shkurt 2020, 11:01Bota TEMA

Francis Boyle, profesor i të drejtës në Universitetin e llinois dhe krijues i Aktit të Armëve Biologjike, hedh hije të reja mbi virusin i cili pa dritën në qytetin kinez Wuhan.

“Koronavirusi është një armë lufte biologjike e krijuar në një laborator të Wuhanit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është tashmë në dijeni”.

Kjo është ajo çfarë pohon profesori në një videointervistë të dhënë saitit Geopolitics dhe Empire. Francis Boyle, profesor i të drejtës në Universitetin e Illinois, më 1989 ka hartuar Aktin për Armët Biologjike, ligjin për anti-terrorizmin në lidhje me armët biologjike.

Boyle mbështet që koronavirusi, “një armë lufte biologjike potencialisht vdekjeprurëse “, që dyshohet se “shpëtoi nga një laborator i sigurisë së lartë” në Wuhan.

Qeveria kineze fillimisht u përpoq të mbulojë çështjen, ndërsa tani po merr masa drastike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Laboratori BSL-4 në Wuhan është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe për këtë arsye, sipas Boyle, vetë OBSH-ja “nuk mund ta dinte”.

Pozicioni i profesorit të Universitetit të Illinois është në kontrast të ashpër me versionin zyrtar që koronavirusi përhapet nga tregu i peshqve në Wuhan. Sidoqoftë, ky version tashmë është kontestuar nga ekspertë të tjerë të sektorit.

Ditët e fundit, revista The Lancet kishte deklaruar se rasti i parë i infeksionit që daton nga 1 dhjetori dhe se personi i infektuar nuk kishte shkuar kurrë në tregun e peshkut Wuhan.

Nga 41 rastet e para të ekzaminuara nga ekipi kinez i kërkimit i udhëhequr nga Chaolin Huang, nga spitali Jin Yin-tan në Wuhan, 27 persona (66%) kishin qenë në atë treg që nga 10 dhjetori. (tgcom)

3 komente në ““Koronavirusi u krijua në laborator, është një armë lufte biologjike””

  1. Sokol says:

    Ju lutem tema mos perserisni fake news te panevojshme ne kete moment… Francis Boyle eshte profesor i se drejtes dhe nuk ka lidhje me keto deklarata. Ndiqni vegezen e meposhtme per lajmin e rreme.

    https://www.techtimes.com/articles/247312/20200212/youtube-has-been-cracking-down-hoaxes-and-lies-on-coronavirus-but.htm

  2. shqip says:

    Jo vetëm që janë teori konspirative, por nuk ka asnjë bazë shkencore për të dalë në përfundime të tilla. Po nëse 30 lloje virusesh, përfshi gripin, nuk kanë dalë nga ndonjë laborator, si mund të soekullohet me një virus si ky covid19 .? Statistikat tregojnë që nga gripi stinor vetëm në SHBA humbin jetën 20000 të prekur. Ndërsa nga coronavirus në gjithë vendet e prekura nuk janë më shumë se 3000. Kjo nuk nënkupton nënvleftësim të ngjarjes, po edhe një farë serioziteti nga ana e shtypit.

  3. Bobi says:

    Qe eshte krijim laboratori ky virus e ka thene eksperti Izraelit i Sherbimit sekret ushtarak te Izraelit, nje muaj pas perhapjes se virusit, pra nuk eshte dicka e re ky lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje