Kryeministri i Malajzisë, 94-vjeçari Mahathir Mohamad, i ka dorëzuar dorëheqjen mbretit.
Dorëheqja e Mahathir vjen në mes të thashethemeve se ai mund të krijojë një koalicion të ri pa pasardhësin e tij të caktuar, Anëar Ibrahim.
Kryeministri më i vjetër në botë erdhi në pushtet në vitin 2018.
Në një fitore tronditëse, ai rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Najib Razak, i cili ka qenë i lidhur me një skandal me miliarda dollarë në lidhje me një fond qeveritar.
Zyra e Kryeministrit tha se letra e dorëheqjes ishte dorëzuar në orën 13:00 me kohën lokale (05:00 GMT). Asnjë detaj tjetër nuk u përfshi në deklaratë, shkruan BBC.
Nuk është e qartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm apo nëse do të thirren zgjedhjet e reja.
Mahathir ka dominuar politikën e Malajzisë për dekada – ai më parë ishte kryeministër nga viti 1981 deri në 2003, dhe ishte pjesë e partisë Barisan Nasional (BN).
Ky politikan i njohur erdhi dikur edhe ne Shqiperi, si mik i Sali Berishes, por rezultati i kesaj vizite ishte zero. Keshtu ka ngjare me te gjithe miqte okazionale te tij, pasi e rreshtoi vendin tone pa asnje te drejte ne Konferencen Islamike, nderkohe qe pervetesoi si fasade thirrjet e demokrateve te vertete “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Politikisht, ky ishte nder krimet me te renda te karrieres se tij, gje qe e ben te pakrahasueshem as me politikanin e vjeter malejzian me kontribute te njohura per vendin e tij.