“Gjahtari seksual” i Hollivudit bie me turp

25 Shkurt 2020, 09:29Lifestyle TEMA
“Gjahtari seksual” i Hollivudit bie me turp

Harvey Weinstein është shpallur fajtor për sulme seksuale,  duke vulosur rënien marramendëse të pronarit të fuqishëm të studios se Hollywood dhe një fitore për lëvizjen #MeToo kundër ngacmimit seksual. Weinstein, 67 vjeç, u dënua në New York City për përdhunim dhe akte kriminale seksuale.

Por ai u shpall i pafajshëm për akuzën më të  rëndë, atë për dhunë seksuale në rrethana rëndësuese. Tashme i përballet me një dënim që mund të arrijë mbi 25 vite burg. Ai ende  përballet me akuza në Los Angeles për dhunim të dy grave në vitin 2013.

Të paktën 80 gra e kanë akuzuar atë për ngacmime seksuale, qe datojnë dekada me pare , duke  përfshirë aktoret Gwyneth Paltrow, Uma Thurman dhe Salma Hayek.  Akuzat ishin në qendër të lëvizjes #MeToo që frymëzuan gratë për të dalë në publik me akuzat për ngacmime kundër burrave të fuqishëm. Pronari i studios se Hollywood dikur shijonte sukses fenomenal me fituesit e Oskarit, Pulp Fiction, Good Will Hunting, Kings’s Speech  dhe Shakespeare in Love.

Çfarë  ndodhi në gjykatën e New York?

Juria e përberë nga shtatë burra dhe pesë gra arriti vendimin e saj të hënën në mëngjes, ditën e pestë të periudhës ne dispozicion të tyre për vendimmarrje.  Weinstein – i cili mohoi të gjitha akuzat – u dënua për dhunë seksuale ish-asistenten e produksionit Mimi Haleyi në 2006 dhe përdhunimin e Jessica Mann, një ish aktore, në 2013.

Por juria e shpalli atë të pafajshëm për dy akuzat e tjera për dhune seksuale në rrethana rënduese e cila është një vepër penale qe dënohet deri me dënim të përjetshëm. Pas vendimit, Weinstein nuk shfaqi asnjë emocion ndërsa foli me avokatin e tij kryesor Donna Rotunno.  Por gjyqtari urdhëroi që ai të dërgohet menjëherë në burg. Vendimi lidhur dënimin e tij me burg do te jepet me 11 Mars.

Mimi Haley ishte njëra prej akuzueseve ndaj Harvey Ëeinstein, që dëshmoi para gjykatës rastin e saj. Ajo tha se Weinstein e kishte përdhunuar në Manhatan pasi e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Mbrojtja e Weinsten këmbënguli se bëhej fjalë për një marrëdhënie seksuale konsensuale, por Mimi Haley e hodhi poshtë këtë.

Dëshmia e Jessica Man ishte ajo që fundosi komplet figurën e Weinstein. Ajo tha para jurisë së kishte një “raport shumë degradues me Weinstein, që nuk përfshinte interkursin”, deri në momentin kur ai e përdhunoi në një hotel të Nju Jorkut në 2013. Ajo tha se “Harvey kishte aftësinë që të ishte sharmant në publik, por kur ishin vetëm tregonte anën e tij të errët”.

Dëshmi tjetër ishte edhe ajo e aktores së “Sopranos”, Annabella Sciorra, që tha se Weinstein e kishte përdhunuar në mes të viteve ’90. Akuzat e saj kanë kaluar afatin ligjor që Weinstein të merrej i pandehur, por dëshmia u kërkua për të provuar se ish-producenti ishte një përdhunues serial.

Hetuesit nxorrën edhe dëshmitë e tre grave të tjera, joaktore të cilat ishin joshur prej Weinstein me premtimin e një vendi pune dhe më pas në takimet me të ishin sulmuar seksualisht dhe përdhunuar.

Dëshmitarja kryesor

Dëshmitarja kryesore e procesit, ka qenë aktorja Jessica Mann.

Në seancën e fundit, ajo e përshkroi trupin e producentit si të defermuar dhe se nuk ka testikuj.

Fillimisht, Mann tha se në fillim kishte menduar se ai ishte interseksual.

Prokurori i çështjes tha se fotot e tij janë parë vetëm nga anëtarët e jurisë dhe nuk janë shfaqur për pjesëtarët e tjerë në gjyq, pasi nuk donin ta poshtëronin Weinstein.

Mann, e cila e akuzon producentin e njohur se e ka përdhunuar tre herë mes viteve 2013-2014, ka pranuar se ka pasur një raport të çuditshëm me të.

Kjo, duke qenë se në vitin 2017, ajo ka pranuar të bëjë seks konsensual me të, për ta ngushëlluar pas vdekjes së mamasë.

Ajo tha se ajo u takua me Weinstein dhe e gjeti të zhveshur në një shtrat, duke shtuar se “gjithçka që ai dëshironte të bënte, ishte diçka seksuale”.

“Unë mendoj se ai masturbohej në pasqyrë dhe ia mori vetes në gojë. Më neveriti dhe më solli përsëri disa kujtime të këqija”, tha ajo.

Mann tha megjithatë se mund ta kuptonte atë, pasi edhe asaj i kishte vdekur i ati.

Në gjyq u publikua edhe një email, pas një takimi që Mann kishte pasur në një hotel me producentin e njohur.

Ajo i shkruante atij “faleminderit shumë, ndjehem kaq përrallore dhe e bukur”.

Weinstein ia kthente “sa më sipër, aq më shumë”.

E pyetur nga një prej prokuroreve nëse kishte bërë seks konsensual, ajo tha se nuk e mbante mend.

Mann tha se kishte pasur disa takime seksuale me producentin, por jo të gjitha ishin konsensuale.

Ajo u shpreh se njëherë e kapi atë duke e filmuar me telefon fshehurazi në një hotel, ndërsa ishte nudo.

Mann u pyet nëse e kishte përdorur producentin e njohur për të ecur në karrierë dhe për përfitime ekonomike, por ajo e mohoi këtë gjë.

Por, ajo e pranoi se “unë jetoja në një garazh në Compton dhe nuk kisha asgjë, dhe më duhej ta përmirësoja jetën time”.

 

4 komente në ““Gjahtari seksual” i Hollivudit bie me turp”

  1. Gani says:

    Kam patur fatin te punoj me/per Amerikanè/e per projekte te # she dua te shpreh mendimin tim per grate/femrat amerikane…me te poshtrat, te shemtutat dhe te perkedhelurat ne Bote. Shikoni statistikat, jane te martuar me shume se nga 2 here dhe radhe me amerikane…kujtoni kengen”american woman”…

  2. vjeshta says:

    Turp?!!!!
    Këto kurvat për të bërë karrierë e dhanë…
    Kur u bënë të njohura u kujtuan se janë shfrytëzuar pffffff…

  3. Qifto Qiriri says:

    Kshtu esht kur pushtetin e kan ne dor kurvat.
    Ka then xha sulo qinani,ke filmi kapedani

  4. Prift Qinani says:

    Epo kur vet presidenti,qi n zyren presidencjale adoleshente,cer do presesh nga kurvaret e tjer.
    Amerika prandaj esht amerik sepse pidhi ben çudin.
    Los Anxheles esht qyteti ku fara e karit qe derdhet pidhnave e kalon sasin e karburantit qe perdorin makinat atje.
    Pra,me shum far kari hidhet n pidhna sesa benxin n makina per 24 or.
    Statistikat.
    Kurse ofshamat dhe ulerimat e pidhnave nen kar ne kaliforni ngjohen gjer n ishujt Hawaj ku gjindja mendon se oshtin dhe ulerin qielli prej alienve.
    S jan alienet.jan amerikeshat qe si soprano t larta ulerijn kur hajn kar.
    Ypppp Amerikaaa….
    Ohhh uffff Demokraqija…aaa…aahhhhh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje