“Diskutimi për ndarjen e Kosovës, absurd”, Rama nga Moska: U gatua në një kuzhinë katunareske. Ja çfarë shfrytëzojnë disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri

26 Shkurt 2020, 21:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mohon të jetë përfshirë në diskutime për ndarjen e Kosovës.

Gjatë një interviste për “Top Story”  nga Moska ku ndodhet për vizitë si kreu i OSBE-së, theksoi se ide të tilla janë gatuar në kuzhinë e disa mjediseve katunareske të politikës dhe disa mediave për të akuzuar kundërshtarët.

Rama tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia do të duhet të diskutojnë për demarkacionin.

Rama: Unë nuk kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast ai që është treguar dhe që është karikatorizuar në mjedisin katunaresk të një zone dhe një medie të politikës shqiptare që kërkon me insistim të akuzojë kundërshtarët apo kundërshtarët e prezumuar.

Diskutimi absurd për ndarjen e Kosovës është një diskutim i përgatitur në një kuzhinë për të helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të gënjyer.

Disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri thjesht dhe vetëm shfrytëzojnë territore shpirtërore të atyre që janë të gatshëm ta marrin këtë helmim.

Çdo marrëveshje e çfarëdolloj midis Beogradit dhe Prishtinës do të kalojë në shumë filtra dhe në fund fare filtrin e opinionit publik.

Kjo që diku u mblodhën 2-3 veta për të ndarë një territor është përrallë banale për të injektuar në shpirtin e vrarë të shumë njerëzve që kanë arsyet e tyre për të ushqyer një mllef ndaj atyre që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje.

Në momentin kur Serbia do të ulet në pikën fundore të rrugëtimit të dialogut për të materializuar njohjen do të duhet të përcaktojnë kufirin kjo është e qartë. Mali i Zi e njohur Kosovën por diskutimi për demarkacionin zgjati prej vitesh.

15 komente në ““Diskutimi për ndarjen e Kosovës, absurd”, Rama nga Moska: U gatua në një kuzhinë katunareske. Ja çfarë shfrytëzojnë disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri”

  1. Kuq e zi says:

    2-3 veta per te ndare territor?
    Heeemmmm ai samiti sekret itali-serbi-shqiperi qe eshte mbledhur nja dy here per pajtimin shqiptaro-serb per cfar u fol ?
    Pra tre qeveri ajo italiane,serbe,dhe shqiptare zotrote me ke do pajtohej me serbine ?
    Fole ne emer te rep.se shqiperise ne ate samit apo edhe te kosoves ?
    Nqs po te dhane lejeper kete?

    1. Cen says:

      Si gjeli maj plehut po kemdon o Edi.
      Mos u mer me Ramushin se te skuq te ben me boje.
      Te fala Batonit se kam degjuur do behet nje ceremoni e vogel me I var do dekorata ne qafe e do ta mbrehin per pune me te thella. Ti boll citove citatet e botes, shkruaj te tuat te ngelesh ne histori o fanar!!

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Edi mos e lako shumë emrin e Ramushit ..e kuptoj drejt qe ndihesh inferior kundrejt tij por mësohu me realitetin. .pastaj mos harro se Ramushi është nga ata që ta skuq ballin me bojë prandaj mos e provoko situatën sepse ai nuk është shumë i llafeve. .ti e di më mirë apo jo? E padite?. .lërja drejtësisë të merret me Ramushin mos luaj telefononin e prishur. .

    1. Kapterri says:

      Ti mor xhak i pamposhtur mendjen tek gjaku e ke. Bashkë me atë Karadinajn ja ndritët faqen shqiptarëve

    2. Tironsi says:

      Na mbyti injoranca,,guxomi i disave arrin deri aty sa e bejne Ramushin trim,o mjerane ai eshte barbare si partizani Meke .Ramushi do mbahet mend tashti jo per trimeri por si percaresi me i madh i shqiptareve

  3. Edi NYC/USA says:

    Edi Rama kërkon të mbulojë gjurmët por smund të fshehë eliminimin e ish ministrit të jashtën Bushati për të vetmen arësye që Bushati publikisht refuzoi ndarjen dhe shkëmbimin të teritorit ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. Ishte pikërisht kjo arësye që Edi Rama shkarkoi nga detyra Bushatin për minidtër të jashtëm duke e zëvëndësuar me Student ?‍? Kosovar.
    Dielli me shoshë nuk mbulohet thotë një fjalë e urtë popullire. Prandaj mos u bëj llapaqen se edhe pse ti thua fjalën dhe versionin tënd ajo është e vërtetë mor lapanjoz.
    Edi Rama të ka hyrë vetja në qejf, dhe fluturon me pras në bythë kur mendon se vetëm se ti prezantove versionin tënd, dhe ajo është e vërteta.
    Ti e meriton të emërohesh LAPANJOZ, edhe pse Unë kisha besim se ju me të vërtetë do të bëje punë të mirë për Shqipërinë 2 ose 3 vitet e para të administratës Shtetërore, dhe më poshtë korrupsioni do të marri rrugë e tijë, dhe kështu ndodhi me të vërtetë: Ilir Meta ndërroji punonjësit e administratësh Shtetërore deri tek pastrueset, dhe ju heshtët, tërhohe zvarrë këmbët me zbatimin në sistemin e Drejtësisë edhe pse kishe maxhorancën në Parlament, e tjera, e tjera…
    Prandaj qepe halen/gojën lapanjoz se e vërteta smund të mbulohet ashtu si fjala e urtë popullore thote se “dielli nuk mbulohet me shoshë”…

    1. Besniku says:

      Nuk jane te verteta te gjitha keto qe shkruan kundra Edi Rames , per largimin nga detyra te ish ministrit te jashtem Bushati .
      Bushati duhej te shkarkohej , pasi e kish bere mjnistrine e jashtme si ciflikun e tij , dhe kish mbushur ambasadat me te aferm , shoke , miqe , dhe pikesrisht ata luanin rol te dyfishte ndaj Rames duke e goditur ate poshte brezit per arsye personale te ministrit , kjo pra eshte arsyeja dhe shkaku pse u shkarkua Ditmiri , gjithsesi ai prane eshte , nuk u la ne periferi dhe harese , te gjigha keto arsy qe ti shtjellon , nuk te bejne thjesht gabues ne detyre , por te bejne armik , keqdashes ndaj kombit , prandaj zoteri me inicialin “Edi Nyc USA ” me i kujdeshem , dhe mbi te gjitha informou me qarte , edhe nje here Ditmiri u largua per mos haritjen te e pastrimit dhe funksionimit te sulsesnem te ministrise por dhe punen edobet qe benin ambasadat jashte Atdbeut tone …..tung

      1. Edi NYC/USA says:

        Besniku….or tung

        Më poshtë janë disa fakte lidhur raportet Bushati-Rama që ju qëllimisht nuk përmend por shtron vetëm tezën e nepotism mbushi admistratë me “afërm, shokë, miqë” për të krijuar diversion/tym e të largohesh nga e vërteta.
        Bushati që në zhvillimet e para të iniciatvës për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi doli hapur publikisht kundra kësaj iniciative, ndërsa Rama nuk doli kundra kësaj iniciative dhe heshti për një kohë të stërgjatur. Ishte vetëm aftër kundërshtimit të prerë të shtetit Gjerman që Rama mbajti qëndrim e u shpreh kundra kësaj iniciative muaj e muaj më pas se Ministri Bushati, e gjatë gjithë kësaj kohe Rama përsonalisht ka pasur direk kontakt e i pranishëm me Serbët. Është e vërtetë që Rama nuk doli publikisht “pro” por edhe nuk doli “kundra” edhe pse kjo iniciative ishte në dëm të interesit Kombëtare. Është pikërisht heshtja e tijë publike kur interesi Kombëtar e kërkonte ndërhyrjen e tijë që zhvesh Ramën lakuriq për të kuptuar se Rama ishte “pro” se sa “kundra”.
        Gjërat ndryshuan aftër Rama zëvëndësoi Bushatin me ?‍? studentin Kosovar se visioni i Ramës u prish me qëndrimin e prerë kundra kësaj iniciative shkëmbim teritoresh nga disa vënde Evropiane.
        Arësya tjetër që Rama largoi Bushatin ishte edhe nën ndikimin Grek që e shihnin Bushatin si një diplomat të kujdeshëm për ta anashkaluar…
        Ramës nuk ja mori mëndja se opinioni publik Shqiptar do të ishte në masë të gjërë kundra vendimit të tijë kur shkarkoi nga detyra Ministrin e Jashtëm Bushatin, dhe për ta lehtësuar disi këtë barrë të rëndë ndaj vetvetes Rama i afroi Bushatit postin drejtues OSBE.
        Dielli nuk mbulohet me shoshë…

    2. Kthjellohu or ti! says:

      O te mjere po ndarja shkembimi do sillte te mira per Kosoven por kjo nuk do te thote we ke nje opinion dhe do behet apo duhet diskutuar dhe pastaj merret vendim. Po totalitaret monist nuk kuptojne nga te MIRAT atyre u intereson vetem IDEOLOGJIA. Nacinalizmi eshte ideollogji e iferiorit qe nuk del ne fushbetej per tu perballur sic ben patrioti por fshihet pas ideologjis NDAREJS, NDALIMIT, KUFIZIMIT, MBYLLJES… TE GJITHA I KEMI PARE E PROVUAR NE SHQIPTARET DHE NUK KTHEHEN ME, DUHET DIALOG, KONKURRENC, GARE, LIRI SHPREHJE VEPRIMI VLERA KAPITALISTE. Nqs ka qene pro ndarjes nuk bente asgje te keqe Rama eshte mendimi i tij, por te thuash se ka thene publikisht apo ka lobuar apo ka detyruar njeri per kete eshte absurde dhe me keq te thuash MONSTROZITETIN QE DO NDANIN PAZAR PARASH RAMA VUCIC DHE THACI KJO ESHTE LLOGJIK NGA ATO ME DIVERSANT DHE TRADHETARE IMAGJINARE QE TE BEJNE TE NDERTOSH 700000 BUNKERE.

  4. viron xhavara says:

    Po si eshte e mundur, o i pa bese qe, une te kam derguar Email disa here ne kryeministri ,ku te kerkoje ti drejtohesh me note autoriteteve italiane ,ne lidhje me pefundimin e procesit penal dhe civil ,qe perfundoi me 9 maj 2014, ne gjykaten e Kasacionit Itali,ku italianet nuk paisin te afermit e viktimave,por mbajne peng me dhune, vendimin perfundimtare te procesit, dhe certifikatat mortore,mbi procesin e hapur me te drejte ,nga te afermit e 120 personave te masakruar ne Kanalin e Otrantos(ne kete masaker u masakruan shume femije te vegjel dhe shume gra,mua me masakruan gruan me tre femije te vegjel),me 28 mars 1997, ne ujerat shqiptare dhe ato internacionale.Ku eshte pare e degjuar ndonjehere ne historite boterore ,qe, kur perfundon nje proces ne nje gjykate,dhe mbas perfundimit te tije, personi ose personat qe kane hapur procesin, mos te paisen me vendimin perfundimtare ,pra me letrat e perfundimit te procesit.Nuk po bej koment fare ne lidhje me fallsifikimin e procesit dhe me grabitjen e demshperblimit,ku rolin e avokatit ne fund te procesit ,i pa autorizuar nga te afermit e viktimave,e kryeu keshilltari juaj kryesor,nje person me mbiemrin Agaci.A ka mundesi te sqarosh te afermit e viktimave qe, perse ti nuk dergon note autoriteteve italiane ne lidhje me kete veprim te ndyre(ne e dime fare mire se perse italianet e kryen masakren), qe italianet bejne kunder shqiptareve, te pa degjuar ndonjehere,si ka mundesi ky rast i pabesueshem te ndodh ne nje shtet si Italia,dhe si ka mundesi nuk nderhyn nderkombetaret, qe meren me te drejtat e njeriut,dhe ne qofte se ti zoti kryeminister, nuk na sqaron nepermjet shtypit per ato qe thame me siper(fundja e ke per detyre) , dukesh fare paster qe, punon kunder shqiptareve,dhe mos mendo te heshtesh, sepse nje dite kur shqiptaret te behen me shtet,mbi ty do te rendoje edhe kjo akuze,se bashku me te gjitha akuzat qe shqiptaret do te ngrejne mbi kurthin e gjate,qe ata kane hequr ne kurrizin e tyre prej 30 vjetesh.

  5. Zhak-ut says:

    Po qene te gjithe si Zhaku e mori muti Shqiperine. Po Franca o Zhak trimi pse u ul m,e Gjermanine pas lufte??
    Thuaj flm Amerikes pa po qe per Ramutin ty apo ndonje tjeter, aha …

  6. E verteta tjeter says:

    E pra , te lexosh tre komentet e para te ketyre idioteve , kupton se sa larg jane nga realiteti keta idiote komentues “dezhurn” , qe rrijne gati, e pas cdo artikulli te shkruajne budallalleqet e tyre prej analfabetesh.

  7. Am says:

    Shoh qe sa here hapet kjo teme ata qe komentojne jane te nivelit te trupeshkut. Kete e di mire Rapatushi dhe Iliri prandaj tundin shqiponja dhe tradheti majtas djathtas . E dine qe keta hajvanet me fejsbuki digjen per atdhe.

  8. Cen says:

    Si gjeli maj plehut po kemdon o Edi.
    Mos u mer me Ramushin se te skuq te ben me boje.
    Te fala Batonit se kam degjuur do behet nje ceremoni e vogel me I var do dekorata ne qafe e do ta mbrehin per pune me te thella. Ti boll citove citatet e botes, shkruaj te tuat te ngelesh ne histori o fanar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje