Patozi: Basha në kurthin e Metës, revolucionin e bën opozita jo Presidenti

26 Shkurt 2020, 16:50Politika TEMA

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e konsideroi protestën e presidentit si revolucion të pamundur pasi revolucionet i bën opozita dhe jo Presidenti.

Patozi gjatë një interviste televizive tha se, “Lulzim Basha kërkon të shpëtojë nga çarku i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet sepse e pa se me revolucion nuk i dilet”.

“Lulzim Basha është në kurth, sepse një revolucion që nuk e bëri vetë nuk mund ta bëjë presidenti duke qenë ushtari i tij, sepse revolucioni nëse do ndodhë ndonjëherë duhet ta bëjë opozita dhe jo Presidenti dhe në qoftë se e bën Presidenti do jetë ai udhëheqësi”, theksoi Patozi.

Po ashtu, Patozi shtoi se “Edi Rama është presuar nga presidenti që do t’i dalë nga gardhi ku ai e ka futur vetë, sepse kur ka bërë president Ilir Metën ka patur parasysh, pikërisht ta izolojë atë, gjë që është shumë e rëndë për një shtet demokratik, sepse presidenti sikur asnjë kompetencë mos të kishte është shenjë e shtetit, kreu i shtetit”.

2 komente në “Patozi: Basha në kurthin e Metës, revolucionin e bën opozita jo Presidenti”

  1. Timi says:

    Pirdh pirdh o Tozi…pordhe me rigon….hajduti president po ndjen fundin dhe kerkon ti vere flaken vendit lyfmatraku Basha kukull ka qene e kukull do jete…

  2. Nesti says:

    Shume i sakte ne analizen qe i keni bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje