Horrori: Këngëtarja e famshme mbahet peng dhe përdhunohet për ditë me radhë

26 Shkurt 2020, 10:06Lifestyle TEMA
Horrori: Këngëtarja e famshme mbahet peng dhe përdhunohet

Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë.

Këngëtarja e famshme uellsiane shkroi: “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua.

E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.

Duffy theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të shpjeguar gjithçka.

“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy.

Albumi i fundit i Duffy, “Endlessly”, është publikuar në vitin 2010.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje