Rama nga Moska, kritika të forta për Prishtinën zyrtare: Po shkojnë drejt një tragjedie strategjike. Nëse refuzojnë dhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse

26 Shkurt 2020, 22:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, që ka vizituar Moskën si kryetari i OSBE-së. Për “Real Story” ne News 24 Rama deklaroi se me Lavrovin ka prekur tema të nxehta, që kanë interes edhe për Shqipërinë, siç është Kosova. 

Rama kritikoi pushtetarët në Prishtinë, duke thënë se ata janë dritë-shkurtër, pasi nuk mbështesin dialogun Kosovë – Serbi.

“Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë.

Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie cështjesh.

Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim.

Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtër në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet”, tha Rama.

Edi Rama u shpreh se kushdo që nuk do dialogun mes Kosovës e Serbisë, po ndjek në fakt një strategji tragjike, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të dëgjojnë Amerikën në disa politika të drejta.

“Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë.

Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet.

Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”, tha Rama.

6 komente në “Rama nga Moska, kritika të forta për Prishtinën zyrtare: Po shkojnë drejt një tragjedie strategjike. Nëse refuzojnë dhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”

  1. ori says:

    Gomarlliku i politikes kosovare po shkaketon nje tragjedi per Kosoven. Po u larguan trupat e SHBA Serbia hyn ne Prishtine……

  2. Timi says:

    Bravo z. Edi Rama. Ka ardhur kaha t flitet troç per gomeret e politikes kosovate qe nga dritdhlurtesia nga padija dhe amatorizmi pk e vokne Kosoven per lesh. Imagjinoni nje kryeminister i zgjedhur me 25 % te votave i ben karshillek NATO.-s dhe USA. E pabesueshme …

  3. Lisi says:

    O komandant Po mbylle sqepin njehere mor aman Se mos e ndrite Shqiperine e tani ka mbetur dhe Kosova te te pyres ty. KUR DO TE VIJ AJO DITE TE NA HIQESH SYSH

  4. Lili says:

    O idiot i balkanit, ka nje dallim ndermjet dialogut me Serbine me kushtet e Serbise e dialog me Serbine me kushtet tona! Po ti je mesuar me u perul para cfo shkau , edhe para baton haxhiut, pra nuk mundesh cka do me thane te perfasojsh shtetin tend e popullin tend me dignitet!
    Dallimi ndermjet teje e poltikaneve ne kosove qe nuk te pelqejne eshte se ata kane popullin mbas tyre, ti jo ! Ata qeverisin, ti sundon me baton haxhium ! E kupton poziten tende karshi tyre?! As sa nje sherbetor i batonit nuk je! E kjo per cdo shqiptar tregon se sa poshte ke ra!

  5. rripitipitytytyrripityrtyty says:

    O derezi, po ti spo mbyll dot nje marreveshje me greqine per 12km det duke qene miq e duke qene ne nato me greqine, do zgjidhesh kufijte apo dialogun kosove – serbi! Ik a te keqen na u hiq qafe, se per ndihme nuk te kemi te pakten mos na u bej barre. Je bythepamuk prej Tirone ti tu bofsha, je cun blloku, ste shko trimnia as pordhnia, ty te shko kurvlliku dhe tradhetia, keq me vje me e thone po shqipnia i ka borxh disa here kosoves pasi e ka lon nee balte dhe e ka sakrifiku per punet e veta. Tani qe eshte e pavarur lejeni te beje si ta ndjeje me mire, po qe se i ndihmo te realizojn ato qe dun sic i menojn ata beje, nqs jo men mos ju jep se men kane vete ata. nuk dole ti shoku leprit te na bosh te squtin ktu.

  6. rripitipitytytyrripityrtyty says:

    O derezi, po ti spo mbyll dot nje marreveshje me greqine per 12km det duke qene miq e duke qene ne nato me greqine, do zgjidhesh kufijte apo dialogun kosove – serbi! Ik a te keqen na u hiq qafe, se per ndihme nuk te kemi te pakten mos na u bej barre. Je bythepamuk prej Tirone ti tu bofsha, je cun blloku, ste shko trimnia as pordhnia, ty te shko kurvlliku dhe tradhetia, keq me vje me e thone po shqipnia i ka borxh disa here kosoves pasi e ka lon nee balte dhe e ka sakrifiku per punet e veta. Tani qe eshte e pavarur lejeni te beje si ta ndjeje me mire, po qe se i ndihmo te realizojn ato qe dun sic i menojn ata beje, nqs jo men mos ju jep se men kane vete ata. nuk dole ti shoku leprit te na bosh te squtin ktu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje