Vrau kamarierin turk në Gjermani, "Bild": Autori jeton në Shqipëri i patrazuar

26 Shkurt 2020, 09:42Kronika TEMA

Gazeta gjermane “Bild” i është rikthyer sërish rastit të vrasjes së një kamerieri 24-vjeçar turk në Lajpcig.

Gjithçka ndodhi në gusht të vitit të kaluar, ku Emrah. K u qëllua disa herë me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit në pubin “Zum fröhlichen Zecher”.

Autori i krimit arriti të largohet dhe deri tani autoritetet policore nuk kanë mundur ta kapin.

Por ai është identifikuar nga policia gjermane dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti.

Historia e vrasjes së Emrah H. bëri bujë  në janar të këtij viti pasi policia kriminale gjermane i dërgoi bashkëshortes së viktimës gabimisht edhe emrin e autorit të krimit në qesen me materialet që i përkisnin të shoqit.

Sonya K. nisi të hetonte vetë dhe zbuloi se vrasësi i të shoqit ishte një shqiptar. Ai njihet me emrin Andreas T.

Por “Bild” shkruan se ky nuk është emri i vërtetë i tij. Ai jetonte në Gjermani prej vitesh me dokumente të falsifikuar.

Vrasësi i vërtetë quhet Mariglen M dhe sipas informacioneve të “Bild”, ai jeton në Shqipëri i patrazuar.

Vejusha e viktimës thotë se nuk e beson këtë gjë:

“Si mund të ndodhë kjo në Gjermani? Si mund të regjistrohet dikush me një emër fals këtu dhe askush të mos e vërë re”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje