"2 marsi", Fatos Klosi: Situata është shumë e rëndë, presidenti thërret popullin kundër kryeministrit

27 Shkurt 2020, 09:43Politika TEMA

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi duke folur për tubimin antiqeveritar të 2 marsit thotë se situata është shumë e rëndë pasi presidenti thërret popullin kundër kryeministrit.

I ftuar në ‘RepolitiX’, Klosi u shpreh më tej se zgjidhja e vetme është kompromisi mes palëve.

“Situata është shumë e rëndë, që presidenti të dal kundër kryeministrit dhe t’i bëj thirrje popullit. 

Po jepet një mesazh i gabuar në popull.

Unë se quaj normale, dhe vetë s’do kuptoja asgjë nga ky takim i Metës me popullin. 

Nuk mund të them dot se populli do mbështesë Metën pavarësisht numrit të mbledhur. 

Zgjidhja e vetëm është kompromisi mes palëve'” u shpreh Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH.

5 komente në ““2 marsi”, Fatos Klosi: Situata është shumë e rëndë, presidenti thërret popullin kundër kryeministrit”

  1. Kuq e zi says:

    Per cfar kompromisi po flet mor zoteri?
    Meta rrezikon dhe thote qe po ika une do vish dhe ti prandaj rama nuk e shkarkon dot
    Rama ka dy rruge
    1) ta shpetoje
    2) te rrezohen bashke
    Ky kompromisi qe thua ti eshte qe askush mos te rrezohet dhe askush mos te denohet
    Por lind pyetja ky vetingu per ke eshte per lopet?

  2. Vjollca says:

    Populli i njeh mire kush jane familjet kriminale meta , berrisha si dhe plehrat fahri balliu babalet eshte mire te dalin ne 2 mars do kemi mundesine te qeshim me neritan ceken dhe mehdi gerdecin
    Llogjika te pyete perse duhet te manifestosh ? per cfare arsye per te mbrojtur kriminelet vjedhsit e thesarit qe te manifestoshe duhet nje arsye qe ty te prek mua nuk me interesone gjyqtari kushtetues
    une nuk e konsideroje veten bageti qe sa here do nje lider partie( BARIU) te me theresi per te mbrojtur interesat e tije njerzit sot jane ndergjegjsuar dhe asnje nuk do mari pjese do ta shikoni numrin e ulte dhe rrezike anullimin me pretekse gripin kinez.

  3. Mere says:

    Dakorte me Kuq eZi
    Neni 18
    1- Te gjithe jane te barabarte para ligjit
    Por lind pyetja :
    A eshte ne kopetencen e presidentit qe te organizoje proteste dhe kur eshte shpallur gjendja e emergjences( jashtezakonshme).?
    :

  4. xhoxhi says:

    Μë 2 mars do dalin alabakët dhe hajdutëtsiç është edhe vetë Meta.Populli i thjeshtë nuk mbështet uliganët por mbështet ata që bojnë diçka për atë popull.Të gjithë opozitarët kërkojnë mos paguajë taksatz,ujin,dritën etj etj sepse kështu i mësoi mafiozi Bberisha:votoni për mua dhe mos paguani asgjë.Unë njoh persona të P-D-së dhe L.S.I-së të cilët nuk kanë paguar për 20 vjet ujë e drita.Opozita kërkon rëmujë.Unë i bëj thirje gjithë shqiptarëve që më 2 mars të venë në kishë e xhami dhe ta leni të flasë me bashibozukët Meta..që kujton se Shqipëria është e tija.

  5. Kola says:

    Kompromis mes paleve…Ketu je tu fol kot, or Zotni. Nuk ka situate konflikti, nuk ka problem per zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje